KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetet kërkojnë angazhim dhe zbatim të ligjeve për barazi në shoqëri
Politikë

Deputetet kërkojnë angazhim dhe zbatim të ligjeve për barazi në shoqëri

Kosova News
Kosova News 16:14 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtaret e Bordit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë premtuar më shumë angazhim rreth punësimit të grave në Kosovë.

Dutetet nga VV, LDK, PDK e AAK akuzuan partitë politike, meqenëse ato bullizohen edhe nga vet bashkëpartiakët dhe kolegët në Kuvend.

Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti tha se angazhimin e saj do ta fokusojë në punësimin e grave, ku gjithashtu premtoi edhe përshpejtim të ligjit për lehonat, shkruan Klankosova.tv.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas jemi bashkë me deputetet e partive tjera. Këtë vit angazhimin tonë do ta fokusojmë më shumë rreth punësimit të grave. Çdo aktivitet do ta lidhim me këtë temë, sepse punësimi është kusht për barazi. Në do të merremi me shumë ligje. Leja e lehonisë do të kenë vëmendjen tonë të shtuar kur ligji do të jetë në Kuvend për miratim. Ne nuk mund të jemi të kënaqur derisa secila grua që kërkon punë të punësohet dhe të ketë siguri në punë”, tha Kurti

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se gratë nuk paguhen sa burrat, ndonëse e bëjnë punën e njëjtë.

“Sot pavarësisht që gratë janë pjesë e barabartë e të gjitha kurrikulave dhe profesioneve, në momentin që ato dalin në tregun e punës amplituda bie me rrëmbim të madh në favor të burrave. Në tregun e punës gratë me profesione të njëjta ose nuk gjejnë vende të punës, nuk marrin besueshmërinë e duhur, ose për të njëjtën profesion paguhen më pak se burrat. Andaj synimi ynë është se te aspekti i edukimit çdo vit të ketë programe të ndryshme”, tha Hoxha.

Gjithashtu, edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku tha se diskriminim ka edhe brenda partive politike, ndërkohë që përmendi se në nivel lokal nuk udhëheq asnjë grua.

“Gratë janë të diskriminuara edhe në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se cilës parti i takon, unë vet e kam parë se si ato përqeshën dhe bullizohen nga deputetët. Diskriminimi bie edhe në partitë politike.  Edhe pse, në parti kemi ligjin për barazi gjinore, tani edhe pse i kemi 50 gra edhe 50 burra, shumë pak zbatohet. Fatkeqësisht për momentin nuk kemi asnjë kryetare grua”, tha Bunjaku.

Kurse, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi kërkoi më shumë subvencionim për gratë që vetëpunësohen.

“Edhe pse, ligji për barazi gjinore rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes dhe trajtimit të barabartë të grave e burrave, për mundësitë dhe shanset e barabarta për ushtrimin e të drejtave, si dhe për pjesëmarrjen e ndihmesën e tyre në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore, Kosova ende duhet te punojë ta përmirësojë këtë situatë. Ende ne sektorin publik nuk shihet një përfaqësim i barabartë gjinor si në pozicione ashtu edhe në punësim. Prandaj duhet subvencionim dhe lehtësira për t’i nxitur gratë te vetëpunësohen dhe ta mendojnë zhvillimin e tyre si lidere e vendimmarrëse edhe ne sektorin e biznesit e punësimit”, tha Bytyqi.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?