Dy persona të maskuar kanë grabitur mbi 2 mijë e 500 euro në një pompë derivatesh në Prishtinë, pasi kanë kërcënuar punonjësit me thikë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, rreth orës 02:50, në rrugën “Ramiz Cernica”.
Dy punëtorë të pompës kanë raportuar se derisa ndodheshin në vendin e tyre të punës, në objekt kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë) kanë arritur të marrin para të gatshme në vlerë prej 2,539.64 eurosh.



