KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gola: Kërkesa prej 100 eurosh po e minon dialogun social
Arsim

Gola: Kërkesa prej 100 eurosh po e minon dialogun social

Kosova News
Kosova News 21:04 -15/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në emisionin “RTK Prime” sonte po debatohet për grevën në arsim, e cila po zgjatë tash e dy javë dhe nxënësit kanë mbetur ende larg bankave shkollore. 

Kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se është ndoshta shumë lehtë t’ia atribuosh dikujt fajin, por në fakt është problem të atribuosh fajin tek një palë. Sipas tij situata aktuale është më shumë problem i një kulture të trashëguar të dialogut social.

“Në të kaluarën vetëm dialog nuk mund të themi se kemi pasur, për shkak se në organizimet sindikale në të shumtën e rasteve kanë ardhur në shprehje kërkesat ad-hoc dhe në të njëjtën kohë përmbushja e atyre kërkesave nga pushtetet e kaluara ka qenë një përmbushje ad-hoc dhe pa plan e pa mbështetje ligjore. Tash si duket është trashëguar ajo mënyrë e kërkesave sindikale dhe normalisht se pushteti aktual si një e majtë progresiste dëshiron ta ndryshojë kursin, ta transformojë edhe kulturën e dialogut, me ç’rast kërkesat sindikale duhet të gjejnë mbështetje sa ligjore edhe racionale”, ka theksuar Gola.

Ai tutje ka thënë se Qeveria në vazhdimësi ka dialoguar me sindikalistët, por e ka pranuar se pas hyrjes së mësimdhënësve në grevë intensiteti i dialogut ka rënë. Gola e ka quajtur kërkesën e sindikalistëve prej 100 eurosh jo legjitime, e cila po e minon procesin e dialogut.

“Nuk është kërkesë legjitime që të kërkosh 100 euro. Kërkesë legjitime është të thuash kemi një inflacion dhe kërkojmë nga Qeveria si kategori e caktuar buxhetore të na mbështetni. Por të thuash 100 euro ose greva vazhdon, mendoj se është një kërkesë sa arbitrare aq edhe absolutiste, e që e minon vetë procesin e komunikimit dhe dialogun social”, ka shtuar Gola.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 15/09/2022 15/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
18:06 -08/07/2026
Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues
18:02 -08/07/2026
Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?