Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, vizituan fermerin Enver Sherifi nga fshati Malishevë. Gjatë vizitës, Hyseni theksoi se profesori Enver Sherifi është një nga 29 përfituesit e programit të subvencionimit për kultivimin e mjedrës dhe boronicës.
Hyseni theksoi se ky program ofron mundësi të shkëlqyera për fermerët e Gjilanit për të hyrë në tregje të reja. Ai shtoi se me një investim prej 138,000 euro, Komuna ka mbështetur fermerët me fidanë, sisteme të ujitjes dhe materiale për modernizimin e fermave.


