KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania i ofron mbështetje Kosovës, nis një projekt kundër pastrimit të parave – korrupsionit
Politikë

Gjermania i ofron mbështetje Kosovës, nis një projekt kundër pastrimit të parave – korrupsionit

Kosova News
Kosova News 15:02 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me mbështetjen e ofruar nga Gjermania, Kosova ka nisur një projekt për ta luftuar pastrimin e parave në vend.

Për këtë qëllim kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim Drejtoren e Përgjithshme të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Frauke Bachler, Drejtorin për Evropën Juglindore të IRZ-së, Frank Hupfeld dhe ekspertët Doktorin e Shkencave të Drejtësisë, Stefan Trunk dhe Thomas Seidel, të dy me përvojë shumëvjeçare në prokurori, respektivisht polici dhe njësi të inteligjencës financiare në Gjermani, të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) është themeluar me iniciativën e Ministrisë Federale të Drejtësisë në vitin 1992.

IRZ mbështet më shumë se 20 partnerë në projekte reformatore në fushën e drejtësisë, duke dhënë këshilla juridike në përgatitjen e ligjeve, themelimin dhe zhvillimin e institucioneve por edhe përmes promovimit e trajnimeve në shumë fusha. Ajo zbaton edhe projekte të Bashkimit Evropian.

Ekspertiza e tyre kësaj radhe, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës do fokusohet në luftimin e pastrimit të parave, duke prodhuar kështu rezultat të drejtpërdrejtë dhe rekomandime të qarta brenda përpjekjeve për hartim dhe miratim të Strategjisë Shtetërore kundër Korrupsionit deri në fund të vitit 2023.

Kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit me progresin ekonomik dhe demokratik dhe arritjet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit brenda dy viteve të fundit.

Ai po ashtu përmendi avancimin e kornizës ligjore, duke përfshirë këtu miratimin e pakos së ligjeve kundër korrupsionit si ai për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Diskutimi i sotëm u fokusua edhe në nevojën e shqyrtimit të kornizës ligjore dhe institucionale në qëllim të luftimit të pastrimit të parave, fuqizimit të institucioneve në qëllim të ndjekjes së krimeve dhe luftimit të ekonomisë joformale.

Përfaqësuesit e IRZ konfirmuan gatishmërinë e tyre për asistencë dhe bashkëpunim edhe më të thellë, teksa përgëzuan qeverinë për nismat ligjore për luftimin e korrupsionit dhe luftën kundër pastrimit të parave”, thuhet në një njoftim të Qeverisë.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?