Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Gjakovës, në rrugën Ganimete Terbeshi, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
“Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë 16.10.2023 – 14:35 Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, ka përfunduar Policia e Kosovës.