KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Është aktivist që nuk shuhet kurrë
Politikë

Gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Kurti: Është aktivist që nuk shuhet kurrë

Kosova News
Kosova News 10:53 -05/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e mistershme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar homazhe pranë varrit të tij, me ç’rast u kërkua drejtësi për vdekjen e tij

Të pranishëm ishin figura të larta të partisë, familjarë e aktivistë të VV-së.

Nga aty, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa e kujtoi Deharin, e quajti aktivist që nuk shuhet kurrë.

I shoqëruar nga prindërit, gruaja dhe vajza e Astrit Deharit, Kurti ka thënë se aktivistët si puna e Astritit janë të paharrueshëm.

“Sot janë mbushur gjashtë vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astri Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka pranë në zemër ashtu siç Astriti e kishte Vetëvendosjen në zemër. Dhe sot Astrit e Arbënori janë të varrosur pranë njëri-tjetrit dhe në këtë gjashtë-vjetor të mbytjes së Astrit Deharit në burg të Prizrenit, vizituam familjen e tij dhe vendosëm lule të freskëta te varri i tij. Astrit Dehari është aktivisti i cili nuk shuhet kurrë dhe i cili na bën që ne t’ia përkujtojmë rrugën për të ardhur deri këtu”, u shpreh Kurti.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se fajtor për vdekjen e Astritit është Prokuroria. Ajo ka përmendur edhe shkarkimet e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues.

“Sot jemi këtu për të përkujtuar aktivistin tonë, Astrit Dehari, një aktivist shëmbullor, i cili dha gjithçka që vetëm Kosova të jetë një vend i jetueshëm e ku ka drejtësi, barazi . Në fakt do të donim drejtësi për Astritin, por që fatkeqësisht atë nuk e kemi dhe sigurisht përgjegjësinë kryesore e mban Prokuroria, sepse ajo është përgjegjëse për hetimin e rrethanave të vrasjes së Astrit Deharit”, tha ajo.

“Unë e kam thënë se rasti Dehari, është rasti më i rëndë që nga paslufta, sepse një aktivist politik ishte marrë në paraburgim duke ia mveshur një vepër që nuk e kishte bërë dhe prej aty nuk doli i gjallë. Si Ministri e Drejtësisë të gjitha kompetencat të cilat ndërlidhen me rastin Dehari ne i kemi përfunduar, ku para pak ditësh i kemi suspenduar disa zyrtarë të cilët kishin pas përgjegjësi në këtë rast”, tha tutje Haxhiu./eo/

Gjithashtu lexoni:

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

TAGGED: Albin Kurti, Astrit Dehari
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?