KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla për presidenten Osmani: Ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën
Politikë

Gërvalla për presidenten Osmani: Ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën

Kosova News
Kosova News 18:43 -07/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në Kuvendin e parë të partisë Guxo ka folur për presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se pa guximin dhe qëndrimin e saj, historia më e re e Kosovës do të dukej ndryshe.

Ajo ka thënë se Osmani ka kundërshtuar pazaret politike dhe koalicionet sipas saj të dëmshme.

Gërvalla ka thënë se Osmani ka kundërshtuar hapur vendimet e dëmshme për Kosovën.

“Vjosa Osmani guxoi çfarë rrallë kush kishte guxuar para saj, si deputete, si veprimtare politike, si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani jo për të parë mbajti qëndrim të patundur duke ju kundërvënë hapur dhe me vendosmëri të gjitha vendimeve të dëmshëm për Kosovën”, tha Gërvalla.

Lexo edhe:

Partia Guxo mban kuvendin e parë zgjedhor, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

“Më lejoni të përmend vetëm shumë pak prej tyre, sepse lista është shumë e gjatë. Edhe Asociacionit të Komunave serbe iu kundërvu për shkak se shkelte Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesat bazike të këtij vendi. Edhe planeve të frikshëm për ndarjen e Kosovës, edhe pazareve politike dhe koalicioneve të pandershme, të gjithave iu kundërvu duke u shndërruar në një personalitet të rrallë në republikën tonë të re. E shtyrë nga parimet dhe bindjet e saj, nuk u përkul asnjëherë as para intrigave të partisë në të cilën ndodhej por luftoi me vite të tëra për demokracinë brenda partisë në të cilën ishte, e shoqëruar nga shumë prej nesh të cilët jemi të pranishëm në këtë sallë”, tha Gërvalla.

Ky është Kuvendi i parë zgjedhor i partisë Guxo, i cili do të konstituojë organet dhe statutin e kësaj partie.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

TAGGED: Donika Gërvalla, Partia Guxo, Vjosa Oamani
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?