Partia Guxo ka nisur punimet për kuvendin e parë zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari/ja e partisëm ku i pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti.
Deputetja Jeta Statovci ka hapur kuvendin zgjedhor të Partisë Guxo, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari i këtij subjekti politik, si dhe kryesia e re, përcjell KosovaNews
Deri më tash nuk është bërë publik asnjë kandidat potencial për këtë pozitë, ndërsa Partia Guxo ka mbetur pa udhëheqës që nga zgjedhja e themelueses së saj – Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit.
“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti dëshmuan se në politikë mund të mbahen parimet. Të gjithë e dijmë që presidenti nuk duhet të jetë i asnjë partie, megjithëse ne nga këtu e përshendesim përzemërsisht presidenten Vjosa Osmani” – ka thënë ndër tjera Jeta Statovci në hapjen e kuvendit.
Përveç kryeministrit Albin Kurti, në këtë kuvend po merr pjesë dhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, raporton KosovaNews.
Lexo edhe: