KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale
Politikë

Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale

Kosova News
Kosova News 14:42 -07/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia “Guxo” ka prezantuar sot kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 2025-ës, përfshirë më shumë se 200 emra për asambletë komunale dhe kandidatët për kryetarë komunash.

Kryetarja Donika Gërvalla tha se “odiseja e bllokadës institucionale ka marrë fund” dhe theksoi nevojën për formimin e qeverisë.

Ajo kritikoi masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimin e opozitës që, sipas saj, refuzon ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Konsiderojmë që kjo odise e gjatë e bllokimit të institucioneve dhe formimit të Kuvendit ka marrë fund, duhet të vazhdojmë me formimin e qeverisë. Jo rastësisht, tre vite më parë, më 7 shtator, jemi mbledhur këtu në Kuvendin themelues të partisë Guxo, duke mos harruar asnjëherë rrugën e gjatë që shqiptarët kanë bërë deri në pavarësinë. Jemi mbledhur të prezantojmë më shumë se 200 kandidatët tanë për asamble komunale, bartësit e listave të komunave të ndryshme dhe kryetarët. Partia Guxo është parti evropiane, moderne dhe e guximshme. Partia Guxo është e re në moshë, por me eksperiencë profesionale dhe me guxim, i cili e shquan në skenën politike. Jemi përballur me një bllokadë të jashtëzakonshme institucionale, ku vulën e ka dhënë Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme me kërkesën e Listës Serbe. Jemi përballur me një opozitë që nuk është e gatshme ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Andaj ftojmë Gjykatën Kushtetuese dhe partitë tjera opozitare që të heqin dorë nga bllokada e panevojshme dhe të formohen institucionet.”

Bashkëkryetari i “Guxo”-s, Faton Peci, vlerësoi rolin kyç që kjo parti ka luajtur në ndryshimin politik të vitit 2021, duke e konsideruar atë si një moment përcaktues për të ardhmen e vendit.

“Kjo sallë e mbushur përplot dhe mijëra anëtarë dhe mbështetës, duhet të jemi të vetëdijshëm për rolin vendimtar që kemi pasur në vitin 2021. Ju jeni bashkë me mijëra të tjerë përcaktues të fatit të Kosovës se ku do të jetë në vitet e ardhshme. E them me bindje që është Guxo bashkë me Alternativën dhe VV që ka ndërruar kahjen e historisë së vendit tonë. Pasuria jonë më e madhe e Kosovës është Veriu dhe fokusi është Mitrovica. Nuk kam mundur të ik nga përgjegjësia dhe kam vendosur të garoj për të qenë i pari i Mitrovicës. Siç e dua Mitrovicën dhe Kosovën, por ishte tejet sfiduese të jesh ministër i Bujqësisë, ministri që kishte probleme të mëdha dhe kishte nivele të larta korrupsioni. Do të jetë sfiduese edhe me Mitrovicën, por kemi dhënë dëshminë që ne do t’ia dalim,” ka thënë Peci.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 07/09/2025 07/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?