Hedhja e gazit lotsjellës, gjatë protestës së veteranëve të luftës, nuk është bërë nga Policia e Kosovës. Kosovanews merr vesh se organet e rendit nuk kanë përdorur asnjërën nga këto mjete, porse ato janë hedhur nga pjesëmarrësit.
Protestuesit kanë tentuar të futen në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe gjatë përballjes me policinë, një polic është lënduar dhe tërhequr nga radhët prej kolegëve të tij. /Kosovanews/