KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gati 5 mijë raste të abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë në Portugali
Botë

Gati 5 mijë raste të abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë në Portugali

Kosova News
Kosova News 16:49 -14/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga klerikët katolikë në Portugali që nga viti 1950, bëjnë të ditur anëtarët e një komiteti të pavarur.

Pas dëshmisë së 512 personave, koordinatori i hetimit Pedro Strecht tha se ky ishte numri minimal absolut i viktimave.

Duke folur për mediat, Strecht sqaroi se komiteti zbuloi se abuzimi seksual më së shpeshti kishte filluar menjëherë pas moshës 11-vjeçare të viktimave.

Ai zbuloi se shumica e abuzimeve ndodhën midis viteve 1960 dhe 1990, megjithëse dhjetëra abuzime ndodhën këtë shekull. Komiteti tha se do të dërgonte një listë prej 25 çështjesh në sistemin e drejtësisë portugeze, të cilat ende mund të ndiqen penalisht.

Hetimi nxjerr në pah se 96 për qind e abuzuesve ishin burra dhe 77 për qind priftërinj.

“Karakteristika themelore e abuzimit është fuqia që dhunuesi ka mbi fëmijën. Në institucionet fetare ai vetëm sa përforcohet sepse marrëdhënia shpirtërore mes dhunuesit dhe fëmijës e bën fëmijën më të prekur”, tha psikiatri dhe anëtari i komisionit, Daniel Sampaio.

Ndërsa peshkopët katolikë më parë pranuan vetëm disa raste të abuzimit seksual në Portugali, Kisha Katolike mbështeti hetimin e pavarur.

“U kërkojmë të gjitha viktimave të na falin. Kjo është një plagë e hapur që na lëndon dhe na turpëron”, tha Jose Ornelas, presidenti i konferencës së peshkopëve portugezë, duke reaguar ndaj rezultateve të hetimit të shpallura në konferencën për media.

Ai tha se kisha portugeze kërkoi falje për se nuk ka dëgjuar viktimat, apo nuk ka gjetur mënyrë për të çrrënjosur abuzimin seksual në mënyrë interne.

“Kushdo që kryen abuzim ndaj fëmijëve duhet të mbajë pasojat e veprave të tyre civile, penale dhe morale” tha ai, duke shtuar se peshkopët do të mblidhen në mars për të diskutuar mënyra të reja për të parandaluar abuzimet në të ardhmen.

Ai tha se “nuk ka asgjë që mund të riparojë vuajtjet dhe poshtërimin” e shkaktuar nga dekada të abuzimit seksual, por tha se kisha do të punojë për të riparuar dëmet, pa specifikuar dëmshpërblimet.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 14/02/2023 14/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?