KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gashi: Kosova të bëjë hapin vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Politikë

Gashi: Kosova të bëjë hapin vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kosova News
Kosova News 21:27 -09/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi thotë se Kosova duhet të shfrytëzojë momentin për të hedhur një hap vendimtar drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Gashi tha se një rezultat i lehtësuar nga diplomacia evropiane me ndihmën e diplomacisë amerikane do t’i ndihmojë paqes, sigurisë, progresit në rajon.

Në intervistën për Zërin e Amerikës, Gashi thotë se megjithë shqetësimet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke pasur parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës, integrimin evropian dhe marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, është e mundur të gjendet një zgjidhje.

Fillimisht të flasim për diplomacinë intensive që po bëhet në rajon, me Kosovën dhe Serbinë. Zoti Lajçak sot është në Kosovë dhe më pas do shkojë edhe në Serbi, duke bërë thirrje për nënshkrimin e marrëveshjes, por edhe më e rëndëishme për zbatimin e marrëveshjeve për t’u futur në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. Si e shikoni situatën në këtë pikë?

 Gashi: Gjendemi në një moment historik dhe Kosova, udhëheqësit institucional të saj duhet ta shfrytëzojnë këtë moment historik në mënyrë që të shënojmë një hap vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky nuk është një hap përfundimtar, nuk është marrëveshja finale, por megjithatë është një hap substancial. Ju kujtoj që një vit pas luftës, të agresionit rus në Ukrainë, Evropa gjendet ende në një situatë të tronditur dhe ky moment historik duhet t’i shërbejë edhe Evropës që të jetë e bashkuar në lidhje me çështjet e Ballkanit, integrimin e Ballkanit perëndimor në Evropë si dhe shpresoj e unifikuar edhe në lidhje me Kosovën. Një rezultat që është i lehtësuar edhe nga diplomacia evropiane me ndihmën e diplomacisë amerikane do t’i ndihmojë paqes, sigurisë, progresit në rajon dhe do ta zbusë nacionalizmin në Beograd i cili është faktori kryesor i destabilitetit aktual në rajon. Por, njëkohësisht ta zbehë pak edhe populizmin që megjithatë mbizotron edhe në Kosovë.

Thembra e Akilit për këtë zbatim për udhërrëfyesin është pikërisht Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Kosovës i është kërkuar me këmbëngulje zbatimi i Asociacionit, por ndërkohë Kosova ka shprehur shqetësime se një organizëm i tillë, një entitet i tillë mund t’i ngjajë Republikën Serbe (të Bosnjës). Si mund të përputhen këto hezitime që ka Kosova me kërkesat, këmbënguljen e diplomacisë perëndimore për të zbatuar pikërisht këtë marrëveshje?

Gashi: Unë mendoj që janë tri parime që duhet t’i kemi parasysh; së pari interesat e qytetarëve të Kosovës dhe kjo pa dallim etnie. E dyta, integrimi evropian i rajonit dhe e treta, marrëdhënia e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të këtyre tri parimeve, është e mundur që të gjendet zgjidhja dhe ato po ofrohen. Fatkeqësisht, ne kemi kaluar më shumë se një dekadë duke u vonuar dhe qeveri të ndryshme në Kosovë, kur kanë qenë aktorë të njëjtë në opozitë, kanë pasur qëndrime të tjera, me kalimin në qeveri i kanë ndrruar qëndrimet. Në rregull, mund ta lëmë këtë mënjanë, le të jetë kjo analizë e historisë sonë të re, por megjithatë e rëndësishme është që të shikojmë përpara dhe ta përdorim këtë moment vendimtar. Është e mundur që të gjendet zgjidhje dhe ato janë duke u ofruar tashmë.

Disa hapa që ka ndërmarr qeveria e Kosovës dhe situata në të cilën ndodhemi pikërisht për këtë propozim, pra për Asociacionin duket se i ka tendosur marrëdhëniet me perëndimin përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Në këto kushte, si ish-ambasador në një nga vendet më të rëndësishme evropiane (në Francë), si e shikoni këtë vazhdimësi të këtyre marrëdhënieve, si mund të riparohen këto çarje?

Qëndrim Gashi: Ato marrëdhënie riparohen kur e kemi parasysh se interesa në Ballkan nuk ka vetëm Kosova, ka edhe fuqi të tjera dhe është e mundur që në kuadër të vlerave perëndimore, të parimeve demokratike dhe të lirisë, vlerave të komunitetit euro-atlantik të gjejnë një zgjidhje. Mendoj që, dhe ndoshta disa e mbajnë në mend ishte një frazë që u tha nga një diplomat i lartë amerikan para dy javësh këtu në Uashington që Kosova i ka dy kryeqytete, Prishtinën dhe Uashingtonin. Ndoshta do të ishte mirë nganjëherë të kalojmë kohë në të dyja kryeqytetet në mënyrë që këto marrëdhënie të forcohen sepse janë bazë e avansimit të Kosovës dhe sigurisë rajonale. Njëkohësisht, natyrisht Kosova gjendet në Evropë, prandaj është poashtu e rëndësishme që të investohet në fuqizimin e marrëdhënieve me shtetet kryesore të Bashkimit Evropian. Por, po e theksoj këtu që është e rëndësishme që këtë moment historik ta shfrytëzojnë edhe SHBA-të dhe BE-ja që sidomos Bashkimi Evropian ta ketë një pozitë të unifikuar sepse Kosova vazhdon të paguaj faturën për shkakun se janë pesë vende anëtare që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. /VoA/

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 09/03/2023 09/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Arrestohen dy persona për kultivim të drogës
19:12 -29/07/2026
Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë
18:14 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?