KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » GAP: Tarifat e larta barrë për mundësitë e rrjetëzimit të bizneseve
Ekonomi

GAP: Tarifat e larta barrë për mundësitë e rrjetëzimit të bizneseve

Kosova News
Kosova News 12:43 -29/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti GAP sot ka publikuar raportin hulumtues të titulluar “Mundësitë e rrjetëzimit për bizneset e grave dhe pakicave etnike në Kosovë”, mbështetur nga USAID përmes Aktivitetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik, të zbatuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF).

Ky institut thotë se publikimi ofron një analizë të praktikave të rrjetëzimit të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme në pronësi të grave dhe në pronësi të pakicave etnike në Kosovë, duke nxjerrë njohuri nga intervistat me pronaret/ët e këtyre bizneseve dhe analizat e odave ekonomike dhe shoqatave të biznesit.

“Gjetjet e raportit tregojnë se shumica e bizneseve në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë e njohin rëndësinë e angazhimit në aktivitete rrjetëzimi. Megjithatë, tarifat e larta të anëtarësisë përbëjnë pengesë të theksuar. Tarifa mesatare vjetore e anëtarësisë është mesatarisht 1,233 euro në odat ekonomike dhe 368 euro në shoqatat e tjera të biznesit. Këto tarifa janë të larta për shumë biznese mikro dhe të vogla në pronësi të grave dhe në pronësi të pakicave etnike, duke i penguar ato të kenë qasje në mundësi të vlefshme rrjetëzimi. Bizneset të cilat paguajnë tarifa më të larta anëtarësie raportojnë përfitime të konsiderueshme, veçanërisht në rrjetëzim mes bizneseve”, thuhet në raportin e Institutit GAP.

Ky institut thotë se pavarësisht përpjekjeve të shoqatave të bizneseve për të promovuar përfshirjen gjinore, bizneset në pronësi të grave mbeten të nën-përfaqësuara në shumicën e rrjeteve të bizneseve, duke përbërë më pak se 10% të anëtarëve në odat ekonomike dhe më pak se 20% në shoqatat e tjera të biznesit.

Instituti GAP thotë se propozon subvencionimin e tarifave të anëtarësisë për bizneset në pronësi të grave dhe të pakicave etnike nga Qeveria e Kosovës, donatorët apo shoqatat e bizneseve; zbatimin e masave afirmative për t’i mbështetur këto biznese për të rritur pjesëmarrjen e tyre në shoqatat e bizneseve dhe për të siguruar mundësi më përfshirëse për rrjetëzim; si dhe organizimin e panaireve dhe ngjarjeve si takimet “Biznes-me-Biznes” (B2B) për të promovuar një mjedis biznesi më përfshirës dhe më të qëndrueshëm.

Sipas Institutit GAP raporti thekson nevojën për rritjen e përfaqësimit të ndërmarrësve gra dhe nga pakicat etnike brenda odave ekonomike dhe shoqatave të biznesit, pasi kjo do të kontribuonte në një ambient më të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 29/10/2024 29/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?