KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » GAP prezanton raportin për Projektbuxhetin e vitit 2025
Ekonomi

GAP prezanton raportin për Projektbuxhetin e vitit 2025

Kosova News
Kosova News 13:32 -19/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Projektbuxheti i vitit 2025, i cili tashmë ka kaluar shqyrtimin e parë në Kuvendin e Kosovës, ka një vlerë të planifikuar prej rreth 3.6 miliardë euro, që përfaqëson një rritje prej 293 milionë euro ose 8.9% më shumë se buxheti i vitit 2024.

 Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar në detaje ndarjet kryesore buxhetore për vitin 2025, duke ofruar përgjigje për disa prej çështjeve më të rëndësishme.

Për vitin 2025, rreth 219 milionë euro nga rritja e buxhetit janë të destinuara për shpenzime rrjedhëse, duke përfshirë rritjen e pagave në sektorin publik (111 milionë euro shtesë ) dhe mbështetjen për pensione dhe transfere (93.4 milionë euro shtesë).

Raporti thekson se për investimet kapitale, është planifikuar një rritje prej 71 milionë euro. Rreth 90% e projekteve janë bartur nga vitet e kaluara dhe janë 264 projekte që i përkasin periudhës 2008-2019 e që marrin një buxhet prej 258 milionë euro në vitin 2025. Ndërkohë, është vërejtur një shpërndarje më e barabartë e investimeve kapitale të reja nga qeveria qendrore drejt komunave, duke reduktuar diskriminimin politik në baza partiake. Komunat e drejtuara nga PDK do të përfitojnë 6.7 milionë, ato të LDK 5.6 milionë euro, të VV 5 milionë euro dhe AAK 3.4 milionë euro.

“Sektorët kyç si shëndetësia, arsimi, drejtësia dhe mbrojtja kanë përfituar rritje buxhetore, por me mangësi që duhen adresuar. Në shëndetësi, buxheti për vitin 2025 është planifikuar në 358.8 milionë euro, një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, kjo përfaqëson vetëm 3.9% të BPV-së, duke e vendosur Kosovën pas vendeve të zhvilluara dhe të dytën me shpenzimet më të ulëta në rajon. Për sektorin e arsimit është paraparë një rritje e buxhetit me 11.1 milionë euro ose 3% më shumë se në vitin 2024. Sektori i drejtësisë do të përfitojë një rritje prej 12.2 milionë euro, duke e çuar totalin në mbi 114 milionë euro për gjashtë institucionet qendrore, me Ministrinë e Drejtësisë që merr rritjen më të madhe. Ministria e Mbrojtjes do të ketë rritje të buxhetit prej rreth 55 milionë euro, nga 153 milionë euro në vitin 2024 në rreth 208 milionë euro në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e GAP-it.

Në anën tjetër, thuhet se për shkak të mosmiratimit në kohë të buxheteve nga kuvendet komunale, komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të kenë të njëjtin buxhet si në vitin 2024. Gjithashtu, me Projektbuxhetin 2025 shtyhet zbatimi i ligjit të ri për tatimin në pronë për vitin 2026, duke shmangur kështu zbatimin e shkallëve progresive të tatimit në vitin 2025. Në mes tjerash, Projektbuxheti 2025 nuk parashikon fonde rezervë për shpenzime të paparashikuara të komunave të cilat shpesh lidhen me kontrata kolektive të hartuara nga niveli qendror. Për më shumë, një mangësi e rëndësishme e projektuxhetit është mungesa e perspektivës gjinore, një aspekt që mbetet i paadresuar edhe në vitin 2025.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 19/11/2024 19/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?