KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » FSK-ja “në hap me planin për transformim në ushtri”
Siguri

FSK-ja “në hap me planin për transformim në ushtri”

Kosova News
Kosova News 09:17 -29/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se janë në rrugë të duhur për ta përmbushur planin dhjetëvjeçar të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake. Sipas tij, ky plan është paraparë të arrihet në vitin 2028.

Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, disa nga përgjegjësitë e reja të FSK-së do të përfshinin ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial, ofrimin e mbështetjes ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.

Ministri Maqedonci ka thënë se ky sukses është arritur falë mbështetjes së Qeverisë, ndërsa ka thënë se nuk kanë mbetur as me sisteme moderne të armatimit. Sipas tij, ato janë me standarde të NATO-s.

“Akademia jonë ka nxjerr kadet të aftë për të drejtuar jo vetëm operacione luftarake por edhe për të drejtuar aspektin e sigurisë të përgjithshme. Gjithmonë ardhja e kadetëve si oficer në Forcën e Sigurisë së Kosovës, është një gjenerim, i jep gjallëri, energji të re dhe jep mundësi të re forcës që të zhvillohet në drejtim të arritjes së objektivave tona shtetërore. Ne me plane gjithëpërfshirës të tranzicionit e kemi pasur të planifikuar që ta përmbushim këtë numër në vitin 2028, pra numri prej pesë mijë pjesëtarëve aktiv dhe tre mijë pjesëtarëve rezervë, mirëpo falë mbështetjes së vazhdueshme që kemi pasur nga kryeministri Kurti dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me buxhet shtesë por edhe me rritje buxheti ne kemi arritur që të kemi arritur që këtë numër qysh në këtë fazë që ta kalojmë mbi katër mijë pjesëtar aktiv dhe gjithashtu që furnizojmë forcën me sisteme moderne të armatimit të cilat janë sipas standardëve të NATO-s dhe që janë normalisht pjesë inventarë të FSK-së, për të kryer detyrën kyçe të saj që është mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.

Ministri ka folur edhe për kërkesat e shumta të qytetarëve për t’u bashkuar me FSK-në. Ka thënë se shërbimi ndaj atdheut është gjëja më e shenjtë.

“Gjithmonë ka pasur interes dhe vazhdon të ketë interes nga qytetarët, pra nga të rinjtë për t’iu bashkangjitur FSK-së, si në aspektin e ndjekjes së programeve akademike por edhe në aspektin e bashkëngjitjes si pjesëtar ushtarë i FSK-së. Mesazhi im për të rinjtë është që të guxojnë që ta aplikojnë për të qenë kadetë të FSK-së, për të qenë oficer. Gjithmonë shërbimi ndaj atdheut është gjëja më e shenjtë që një njeri mund të jep në raport jo vetëm me atdheun por edhe me familjen dhe vetën e tij”, u shpreh ministri.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Kosova News 29/06/2024 29/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?