Një studim i ri i Universitetit të Floridës Jugore ka zbuluar se një formulë e ushqimeve të pasura me antioksidues, me prejardhje nga frutat e malit dhe çaji jeshil, rrit shpejtësinë me të cilën truri i më të moshuarve i përpunon të dhënat. Studimi në fjalë sugjeron se ushqimet me përbërës të tillë, duke përfshirë edhe vitaminën D3 dhe aminoacidet sikur që është karnozina, mund ta rrisin fuqinë e trurit te pleqtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, si dhe ta ngadalësojnë apo parandalojnë humbjen e memories dhe deficitet e tjera mendore që shoqërohen me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit.
Zvogëlimi i shpejtësisë së përpunimit kognitiv, i cili mund ta ngadalësojë të menduarit dhe të mësuarit, është shoqëruar me moshën e shtyrë. Studimi i botuar në revistën “Rejuvenation Research”, bazohet edhe në studime të tjera dhe në eksperimente në minjtë laboratorikë.