KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fondaj në Speciale thotë se zyrtarisht s’është akuzuar për shpartallim të UÇK-së në zonën e Suharekës
Siguri

Fondaj në Speciale thotë se zyrtarisht s’është akuzuar për shpartallim të UÇK-së në zonën e Suharekës

Kosova News
Kosova News 14:30 -24/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari Kurtesh Fondaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se zyrtarisht nuk është akuzuar për shpartallim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën e Suharekës, por jozyrtarisht po.

“Me sa di unë, zyrtarisht jo. Jozyrtasrisht po del që po. Një prej atyre dokumenteve ia kam dhënë edhe unë që është që po. Mirëpo, jo, zyrtarisht nuk kam pas vërejtje, pra në mënyrë zyrtare nuk kam pas vërejtje por përkundrazi kam pas lëvdata”, tha dëshmitari, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Matt Halling.

Lidhur me pretendimet se ai ka luajtur rol në shpartallimin e UÇK-së në këtë zonë, Fondaj tha se ai nuk ka hyrë në Ushtri për ta dëmtuar, por ka dhënë më të mirën e mundshme.

“Unë nuk kam hy në UÇK ta dëmtoj atë, por përkundrazi ta jap më të mirën më të mundshme. Vetëm në rrethanat ku e përmenda realisht nuk kam vepru me nofkë, kam vepru me emër dhe mbiemër dhe kam qenë i vetëdijshëm për pasojat që mund t’i bartë në rast se dështon UÇK-ja. Unë kam besu fuqishëm në UÇK dhe jam mundu me e dhënë më të mirën e mundshme. Mirëpo, ne e kemi një shprehje ‘edhe dielli nuk nxen njësoj për të gjithë’, prandaj në kontest të saj a ka pas dikush që ka dhënë vërejtje në punën time është krejt normale. Mirëpo, misioni jem nuk ka qenë me e shkatërru atë, por me e fuqizu atë dhe me e dhënë kontributin më të mirë të mundshëm”, tha ai.

Kur u pyet për dokumentin për të cilin tha se Zyrës së Prokurorit të Specializuar ia ka dhënë vetë ai, Fondaj tha se bëhet fjalë për dokumentin që ka përgatitur Halil Çadraku bashkë me Sadik Halitjahën.

Për Çadrakun, dëshmitari tha se ka qenë përgjegjës për sektorin për Zbulim dhe Kundërzbulim (ZKZ).

Për ZKZ-në, dëshmitari u pyet se a njihet edhe si Shërbim i Inteligjencës apo Informativ.

“Unë nuk i di këto realisht në kuptim. Në fazën kur kam qenë si shef shtabi ne e kemi titullu si Zbulim-Kundërzbulim”, u përgjigj dëshmitari.

Më pas, atij iu prazantua një dokument i cili supozohet të tregonte për një takim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Divjakë në janar të 1999-ës, në të cilën sipas prokurorit thuhet se Kurtesh Fondaj ka thënë se nuk kanë çka lypin aty ‘gjarpna’ dhe se ata e njohin vetëm Bislim Zyrapin.

“Nuk besoj. Për mua, realisht anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kanë qenë njerëz me autoritet te unë shumë të respektum. Njerëz të respektum dhe jam mundu me qenë shumë korrekt. Po kam bindjen që edhe ata kanë qenë shumë korrket në raport me mu dhe nuk është në stilin dhe natyrën time me fol me këtë fjalor”, tha Fondaj.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua edhe një dokument që supozohet që në atë takim është thënë diçka për Thaçin, fjalë të cilën e quajti “skandaloze”.

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se në Zonën Operative të Pashtrikut kanë përdorur protokolle strikte

Fondaj tha se gjatë dhjetorit 1998 dhe fillimit të viti 1999 kanë mbajtur një protokoll strikt në Zonën Operative të Pashtrikut sa ai ishte shef i shtabit të kësaj zone.

“Në fazën e dhjetorit, në fund të dhjetorit sidomos në janar-shkurt ne kemi mbajtë një protokoll shumë strikt në Zonën Operative të Pashtrikut”, tha dëshmitari duke shtuar se nuk e mbanë mend numrin  e protokollit.

Më pas dëshmitarit iu prezantua një urdhëresë për të cilën tha se qëndron prapa saj dhe se në periudhën e lartpërmendur ka pasur shumë urdhëresa dhe rregullore brenda zonës në mënyrë të funksionimit më të  mirë të ushtrisë.

Vlen të theksohet se prokurori Matt Halling tha se për pyetjet e tij i duhen edhe gjysmë orë kohë./Betimi për Drejtësi

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 24/06/2024 24/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?