KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fluturimet nga Kukësi që shfrytëzojnë hapësirën e Kosovës s’faturohen, Ejupi jep sqarime në Komision
Ekonomi

Fluturimet nga Kukësi që shfrytëzojnë hapësirën e Kosovës s’faturohen, Ejupi jep sqarime në Komision

Kosova News
Kosova News 13:36 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), Bujar Ejupi, ka thënë se fluturimet nga Kukësi që shfrytëzojnë hapësirat e Kosovës nuk faturohen, shkaku se Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), detyrohet ta bëjë një gjë të tillë.

Këtë e bëri të ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është shqyrtuar raporti Vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, i kërkoi që fluturimet nga Kukësi që shfrytëzojnë hapësirat në Kosovë të futen në tarifim.  Këtë kërkesë e pati edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Përse aeroplanët që shkojnë në Kukës e që kalojnë nëpër Kosovë nuk faturohen”, pyeti Hoti, teksa për këtë Ejupi tha se duhet që AShNA të marrë vendim.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, pyeti për raportimet në medie rreth keqpërdorimeve siç i quajti.

Lushtaku e pyeti edhe për anulimin e tenderit për angazhimin e një eksperti të aviacionit, pasi Organi Shqyrtues të Prokurimit ka konstatuar se tenderi ishte në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

“Ne pamë që ka disa shkelje dhe sigurisht që vetëm mosdërgimi i raportit me kohë. Ka pasur raportime në media për kurdisje të tenderëve, ku Autoriteti i Prokurimit publik ka anuluar një tender”, tha Lushtaku.

E Ejupi i quajti raportimet si tendencioze.

“Sa i përket raportimeve në medie, disa kanë qenë tendencioze. Njohja ime me ekspertin nuk ka diçka konkrete sepse në Aviacionin Civil është e pamundur të mos e njoh dikë. Për anulimin e tenderit ajo ka ndodh dhe unë nuk kam ndonjë mendim ndryshe”, tha Ejupi.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, dha sqarime se përse fluturimet që kalojnë nëpër Kosovë nuk faturohen.

“Kur jemi te shërbimet e navigacionit se për shërbimet e ulëta paguhen ose faturohen, ndërsa për mbi fluturimet, nuk faturohen pasi që këtë çështje e mbikëqyr shteti i Hungarisë, e madje për çdo vit i fiton afër 9 milionë euro”, tha ai.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, pyeti për shpenzimet e trajnimeve të stafit. Ajo tha se mbi 18 mijë euro janë shpenzuar për këto trajnime.

“Parimisht e cekët se keni staf 30 persona, në kuadër të stafit profesional ju i keni 21 por nëse e shikojmë nivelin e shpenzimeve të tyre për trajnime është rreth 18 mijë euro. A është stafi shumë i ri apo është tash i inkorporuar në kuadër të Agjencionit tuaj apo ku është nevoja që vetëm në kuadër të Inspektoratit të Departamenteve të sigurisë së fluturimeve, janë realizuar 13 trajnime”, pyeti Statovci.

Por drejtori Ejupi, tha se krahas specifikave që i kanë së Autoritet, kërkohet të bëhen trajnim të tilla. Ai tha se si drejtor ka arritur ta reduktojë numrin e trajnimeve.

“Një staf i vogël prej themelimit të AAC-së, shumica prej tyre janë punëtorë të vjetër, disa prej tyre janë trashëguar prej zyrës së UNMIK-ut, që ka qenë rregullativa. Shumica e stafit tek ne është i super trajnuar dhe ndjehem i privilegjuar për kushtet që i ofron shteti për ta”.

“Aviacioni Civil është specifik dhe kërkon trajnime të vazhdueshme, janë disa rregulla që kërkon përshembull inspektorët e Aviacionit Civil me mirëmbajte atë kredencialet apo me bë inspektime, kërkohet që të bëhen trajnime. Si drejtor mundem me konfirmua se nuk kam bërë reduktime sa i përket nivelit të trajnimeve”, tha Ejupi./eo/

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?