KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Firmosëm shkresën serbe”, dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Lajme

“Firmosëm shkresën serbe”, dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia

Kosova News
Kosova News 21:06 -24/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy shtetasit shqiptarë, të cilët janë dëbuar nga Serbia me argumentin se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, kanë zbardhur detaje nga ndalimi në Beograd, teksa po merrnin pjesë në seminarin e organizuar nga fondacioni Erste, i cili rezulton të ketë disa bashkëpunime edhe me fondacionin Shoqëria e Hapur.

I dëbuari Gazmir Memaj tha se janë ndaluar në hollin e hotelit ku po qëndronin për tu shoqëruar më tej në komisariat, nga ku mohon që t’i jetë komunikuar edhe arsyeja e ndalimit.

“Pas rreth 20 minuta pritje të tensionuar në holl, dy persona pa uniformë, na kërkuan të shkonim në komisariat. Tek makina, e cila ishte makinë private dhe jo policie, u shoqëruam unë dhe kolegia e Help Shqipëri, Edlira Lilaj. Rruga për në komisariat më ngjalli vërtetë frikë, pasi ishim të shoqëruar nga dy persona pa uniformë, në një makinë private që po më nxirrte nga qyteti, dhe meqë nuk e dija as rrugën as vendin, kisha ndjesinë që po më kanosej jeta”, tha Memaj.

“Kur arrita të dalloj godinën e komisariatit, u qetësova dhe mendova se tani sido që të shkonte puna, isha në një institucion shtetëror. Edhe në komisariat nuk vura re uniforma. Nuk është ofruar përkthim në gjuhën shqipe. Me efektivët komunikova në anglisht pasi u thashë që nuk dija serbisht. Megjithatë, dokumenti që tregon ndalimin dhe mos lejimin e hyrjes ne territorin serb për një vit, mu dha ta firmosja në serbisht”, tha ai.

Ndërsa Edlira Lilaj tha se hapi i radhës thotë se do të jetë apelimi pranë Ambasadës së Serbisë në Shqipëri.

“Arsyen e ndalimit nuk na e thanë në asnjë moment. Në shkresën që na dhanë për t’u firmosur ( në serbisht) thuhet se jemi rrezik për sigurinë e vendit. Përmendet një nen i një ligji te shkresa, por në të vërtetë nuk na kanë dhënë arsye ose baza mbi ndalimin. Hapi i radhës është apelimi pranë ambasadës së Serbisë në Shqipëri”, tha Lilaj.

Ndërkohë, mbi 300 organizata ndërkombëtare kanë dënuar veprimin e Serbisë.

Sipas tyre, këto akte, sinjalizojnë armiqësinë në rritje të qeverisë serbe ndaj aktivistëve, të cilat nxiten edhe për shkak të protestave në të cilat është përfshirë Beogradi.

Ato u bëjnë thirrje autoriteteve serbe që të sigurojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova News 24/01/2025 24/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?