Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarinën, producent Fatmir Spahiun, skenar Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve televizive, filmave, animacioneve, dokumentarëve, dhe shumë produkteve të tjera kinematografike.
Në vitin 2018, “Nëntor i ftohtë” ka pasur premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, kurse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cyrih të Zvicrës, është shpërblyer me çmimin e publikut.