KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Filmat “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”, edhe pse të ndaluar nga pushteti serb, Kosova i mirëpret
Kulturë

Filmat “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”, edhe pse të ndaluar nga pushteti serb, Kosova i mirëpret

Kosova News
Kosova News 15:44 -09/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të ndaluar për emetim nga pushteti serb në Preshevë e Bujanoc, filmat “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret” mbrëmë erdhën me premierë në Kino Armata, në Prishtinë.

Këta dy filma përpos që janë ndaluar, për ta ka nisë edhe një procedurë gjyqësore, nëpërmjet të cilës, autoritet serbe po vlerësojnë se këta filma kanë përmbajtje nacionaliste dhe nxisin urrejtje ndëretnike, shkruan KultPlus.

Por Kosova mbrëmë hapi dyert për të parë filmat e realizuar nën regjinë e Musa Isufit, me skenar të Shkelqim Islamit, producent Gani Veselin si dhe me aktorë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut. Të pranishëm në sallë ishin edhe Kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ministrja Albulena Haxhiu, deputetë, figura të njohura të artit si dhe artdashës.

Kur të pranishmit zunë vendet e tyre, fjalimin hapës e bëri këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani. Mes tjerash Sinani u shpreh se shfaqja e këtyre filmave na kthen në vitet e tmerrshme të 90-ta, duke na kujtuar pozicionimin e vështirë në të cilin gjendej Kosova në përgjithësi dhe Presheva në veçanti, shkruan Kultplus.

“Shfaqje si këta filma e këngë frymëzuese, na bënin të ëndërronim në lirinë tonë dhe të besonim në të. Të shohim filmin “Heshtja vret”- duke u zotuar se nuk do të heshtim as tash, sikur nuk kemi heshtur kurrë ndaj shtypjes, shpifësit dhe diskriminimit që na është bërë”, u shpreh Sinani duke thënë tutje se filmin “I pabesi” do ta shohim duke qenë përherë të vetëdijshëm që sikurse më parë edhe tash do të ketë të pabesë të cilët Serbia i quante shqiptarë të ndershëm. Sigurisht që Kosova ka njerëz të ndershëm që dhanë kontribut të përzemërt për Luginën e Preshevës dhe Kosovën. 

Tutje mori fjalën regjisori i filmave, Musa Isufi. Ai falënderojë gjithë ekipin e tij për angazhimin dhe Republikën e Kosovës në jetësimin e filmave.

Shfaqja e filmave u prit me duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit. 

Në filma luajtën: Gani Veseli, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi, Egzona Salihu, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Emine Kadriu dhe Blerim Ismani. 

Pas shfaqjes së filmit të parë, “Heshtja vret” në ekranin e Kino Armatës erdhi filmi “I Pabesi” po ashtu me regji të Musa Isufi dhe skenar nga Shkëlqim Islami.

Kohëzgjatja e tyre ishte 40 minuta. 

Me të mbaruar filmat të gjithë të pranishmit dolën nga salla me fjalët më të mira për shfaqjen e parë.

Filmat janë prodhuar me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, me qëllim ruajtjen e identitetit dhe kulturës dhe zhvillimin e artit e filmit shqip.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 09/08/2023 09/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?