KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon edicioni i 14-të i festivalit “Anibar”
Kulturë

Fillon edicioni i 14-të i festivalit “Anibar”

Kosova News
Kosova News 10:05 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këtë të hënë festivali ndërkombëtarë i filmit të animuar Anibar hapi zyrtarisht edicionin e tij të 14-të. Ceremonia e hapjes u mbajt në Kino “Liqeni” ku të pranishëm ishin shumë dashamirës të filmit të animuar, personalitete të njohura vendore si dhe ndërkombëtare.

Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar vjen me një program mjaft të pasur prej 160 filmash të përzgjedhur nga 1509 aplikime nga e gjithë bota. Filmat ndahen në nëntë kategori, shtatë prej të cilave janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë, Kategoria e të Drejtave të Njeriut, Filmat e Audiencës së të rinjëve dhe dy kategori tjera jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës dhe programi Eksperimental.

Përveç shfaqjes së filmave të animuar, si çdo edicion tjetër edhe këtë vit do të ketë programe tjera, ku përfshihen tre prezantime, pesë punëtori, katër panele dhe dy programe speciale. Si në vitet e mëparshme, të ftuar special do të bashkohen për të ofruar njohurinë e tyre rreth industrisë së animacionit.

Edhe këtë edicion do të ketë një program të veçantë të kuruar të realitetit virtual VR ku do të shfaqen gjithsej katër filma nga vende të ndryshme të botës. Ky program do të ofrojë mundësinë për të parë filma në një mënyrë jo tradicionale duke stimuluar se si industritë kreative mund të shprehin histori. Të gjithë këta filma do të shfaqen në Galerinë e Arteve të Pejës.

Anibar këtë vit sjell edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë si: Lon Mirdita, Erleta Kadrija, Bedi Pejani, Adrian Berisha, RON, Rebiswan, Genc Elezaj, Conquering Lion, Florent V, Papaya Tropical, Yll Megi, Edona Reshitaj, Matale, La Fazani dhe OLT.

Ky edicion i festivalit të filmit të animuar Anibar do të zgjas plot 7 ditë, duke përfunduar më 23 korrik. Edicioni i 14-të është një ftesë për të gjithë me qëllim të zhvillimit të industrisë së animacionit dhe hapave drejt së ardhmes së tij.

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit qëllimi kryesor i Anibar është shpërndarja e dashurisë, pranimi i të gjithëve, duke u ofruar të gjithë pjesëmarrësve një hapësirë të sigurt për t’u shprehur pa u ndjerë të gjykuar, të diskriminuar ose të lënë jashtë. Ky edicion ka të bëjë me dashurinë dhe të gjitha format e saj të ndryshme dhe ju ftojmë të gjithëve që t’i bashkoheni kësaj kauze të mirë dhe të përhapni dashurinë përreth.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?