Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 268 gjoba gjatë muajit dhjetor 2025 ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin mobil gjatë ngasjes së automjetit.
Sipas policisë, përdorimi i telefonit mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në komunikacion, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin çdo formë shpërqendrimi gjatë ngasjes. Një moment pakujdesie, sipas tyre, mund të ketë pasoja serioze.
Qytetarët mund të raportojnë shkeljet e trafikut në stacionet policore, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë të policisë.


