KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fakulteti i Edukimit pa profesorë të mësimdhënies së Fizikës, rrezikohet mbyllja e drejtimit
Arsim

Fakulteti i Edukimit pa profesorë të mësimdhënies së Fizikës, rrezikohet mbyllja e drejtimit

Kosova News
Kosova News 20:15 -23/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Konkursi i hapur për të angazhuar një profesor në drejtimin Mësimdhënia e Fizikës në Fakultetin e Edukimit, përfundoi për të dytën herë pa asnjë rekomandim, pasi kandidatët nuk i plotësuan kriteret. Tash, ky drejtim ku përgatiten studentët që të bëhen mësimdhënës të lëndës së Fizikës, rrezikon të mbyllet

Drejtimi në Fakultetin e Edukimit i cili përgatit studentët që të bëhen mësimdhënës të lëndës së Fizikës, rrezikon të mbyllet.

Konkursi i hapur në fund të majit për të angazhuar një profesor në drejtimin Mësimdhënia e Fizikës në nivelin master, përfundoi pa asnjë rekomandim, pasi dy kandidatët që aplikuan sipas anëtarëve të Komisionit Vlerësues nuk i plotësuan kriteret.

Dekani në Fakultetin e Edukimit, Blerim Saqipi, ka treguar se që nga janari i këtij viti kanë mbetur pa profesorë për këtë drejtim.

“Fatkeqësisht ne e humbëm profesorin në aksident trafiku në fillim të vitit 2023, dhe për momentin jemi mundur t’i mbulojmë orët me bashkëpunëtorë nga Departamenti i Fizikës dhe eventualisht me kuadro brenda departamente me të fushave të përafërta me Fizikën”, ka thënë Saqipi, duke theksuar se nëse nuk arrijnë të gjejnë profesorë të kualifikuar për këtë fushë, do të detyrohen të mos hapin konkurs për pranimin e studentëve të rinj.

Në konkurs, dy kandidatët janë refuzuar me arsyetimin se përgatitja e tyre akademike dhe puna shkencore nuk ndërlidhen specifikisht me lëndët që janë shpallur në konkurs.

Kandidatët janë doktor të shkencës së Fizikës, por jo në mësimdhënie. Ata i kanë thënë KOHËS se kanë dërguar ankesë në Fakultet, pasi vlerësojnë se kualifikimi i tyre është i mjaftueshëm për këtë pozitë. Ata kanë theksuar se edhe profesorët paraprak nuk kanë pasur kualifikim akademik në shkencën e mësimdhënies Fizike.

Dekani Saqipi ka thënë se me standardet e reja të akreditimit të fuqizuara në vitin 2021, nuk u lejohet të rekrutojnë staf që nuk kanë studimet e doktoratës dhe publikimet shkencore që ndërlidhen me lëndët e programit, shkruan koha.

“Ajo çka duhet theksuar është që brenda Fakultetit të Edukimit zhvillohet shkenca e mësimdhënies së Fizikës dhe jo shkenca e Fizikës, pasi kjo është përgjegjësi e departamentit të Fizikës në Fakultetin e Shkencave, dhe në këto rrethana kemi vërejtur se ka mungesë të kuadrove më të përshtatshme”, theksoi Saqipi.

Sipas dekanit kualifikimi specifik i ligjëruesit ndikon në prodhimin e kuadrove më cilësore për mësimdhënie në lëndën e Fizikës.

“Edhe në këtë konkurs jemi duke bërë përpjekje që të rekrutojmë stafin e duhur për të mirëmbajtur dhe për të riakredituar këtë program të Mësimdhënies së Fizikës, por mbi të gjitha është edhe shërbimi që i bëjmë studentëve, përgatitja që duhet bëhet te studentët e Mësimdhënies së Fizikës në mënyrë që ata të dalin të diplomuar dhe të kualifikuar në mënyrë të duhur ku mbajnë mësim në lëndën e Fizikës”.

Kryetari i komisionit vlerësues, Sadik Bekteshi, nuk e ka komentuar vlerësimin me arsyetimin se procesi i konkursit ende nuk ka përfunduar.

“Meqenëse ky Raport do të vlerësohet edhe nga organe më të larta të UP, mund të miratohet ose mos të miratohet, pra jemi në një procedurë konkursi e cila akoma s’ka përfunduar; çdo aktivitet në këtë aspekt, pra edhe përgjigja në pyetjet e juaja, është një ndërhyrje në proces”, ka thënë Bekteshi.

Sipas procedurave të parapara sipas Statuti të UP-së, pas komisionit vlerësues, me çështjen e konkursit merret komisioni i ankesave, i cili merr një vendim për ankesat e kandidatëve. Pas kësaj raporti dorëzohet në rektorat, ku shqyrtohet nga një panel i përzgjedhur nga Rektori. E fjalën e fundit e thonë senatorët, të cilët votojnë për pranimin ose mospranimin e raporteve të konkurseve gjatë periudhës së vjeshtës.

Edhe në vitin 2021 kishte dështuar konkursi për profesor në Mësimdhënie e Fizikës, pasi kandidatët u vlerësuan më mungesë kualifikimi akademik.

Drejtoritë komunale të Arsimit, kanë theksuar se në vitet e fundit janë ballafaquar me mungesë të kuadrove në ligjërimin e lëndës së Fizikës në institucionet e arsimit parauniversitar.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 23/07/2023 23/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?