Si pasojë e erërave të forta që përfshinë disa rajone të Kosovës këtë pasdite, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës.
KEDS njofton se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë.
“Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth”, njofton KEDS.
Riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë sipas KEDS.