I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se të martën ka qëndruar për vizitë në Berlin në Gjermanisë.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve të zhvilluara me zyrtarë nga Kancelaria dhe Ministria e Jashtme ka diskutuar për gjendjen e dialogut.
“Zhvillova takime shumë të dobishme në Berlin sot. Diskutova për gjendjen e dialogut, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me bashkëbiseduesit e mi në Kancelari dhe Ministrinë e Jashtme”, ka shkruar ai në platformën X.
Had very useful meetings in Berlin 🇩🇪 today. Discussed the state of play in the Dialogue, as well as the situation in the Western Balkans and beyond with my interlocutors in the Chancellery and the Foreign Office. Looking forward to continuing our close cooperation.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 12, 2024
Të mërkurën në Kosovë do të qëndrojë për vizitë emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Gjatë një brifingu me gazetarë të martën, Escobari ka thënë se qëllimi i vizitës në Prishtinë këtë javë bëhet për ta kthyer dialogun në binarë.