Artistja Luiza Thaqi gjithë bagazhin sociologjik e ka shndërruar në art. Në pikturat e saja ajo ndërlidh qenien njerëzore si pjesë të shoqërisë. E këtë e manifeston nëpërmjet formave dhe pamjeve të ndryshme.
Për ekspozitën që hapet sonte në Shtëpinë Evropës në Prishtinë të quajtur “Ndërlidhur – mes rrënjëve dhe qiellit”. Thaqi ka thënë se kjo ekspozitë ka ardhur pas një hulumtimi e pune disa vjeçare.
“Është ndërlidhje mes aspektit social, përfshirja e indvidit në shoqëri, por edhe dinamika se si zhvillohet shoqëria te individi. Është hapësira mes rrënjëve dhe qiellit, është një horizont i shoqërisë dhe mënyrat se si janë ndërtuar marrëdhëniet e ndryshme”, ka thënë Thaqi, shkruan RTK.
Ajo ka theksuar se veprat kanë edhe qasje ekologjike, duke u thelluar në relacionin e njeriut me ambientin.