KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vite burgim për krime lufte në Istog
Siguri

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vite burgim për krime lufte në Istog

Kosova News
Kosova News 11:52 -19/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviq dhe e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.

Aktgjykimi ndaj Bajroviq u shpall të premten, nga gjykatësi, Mentor Bajraktari, i cili tha se në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, të akuzuarit Bajroviq i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Në fund, gjykatës Bajraktari tha se palët e pakënaqura ndaj këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh pas pranimit së të tij, shkruan Betimi për Drejtësi.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Bajroviq obligohet që të paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale dhe në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 300 euro dhe për fondin e kompensimit të viktimave shumën prej 100 euro, në afat ligjor prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq po akuzohet gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar. 

Gjithashtu lexoni:

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Kosova News 19/07/2024 19/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër
10:09 -04/08/2026
Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës
10:07 -04/08/2026
Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
09:18 -04/08/2026
Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë
08:55 -04/08/2026
Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën
08:50 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?