KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Teleferiku i Prizrenit një nga investimet më të mëdha të Ministrisë, Totaj ankohet: Qeveria projektet po i çon në komunat e LVV-së
Ekonomi

Teleferiku i Prizrenit një nga investimet më të mëdha të Ministrisë, Totaj ankohet: Qeveria projektet po i çon në komunat e LVV-së

Kosova News
Kosova News 17:57 -12/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditë më pare ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliu, kishte nënshkruar memorandum me Komunën e Prizrenit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit.

Edhe pse ndërtimi i Teleferikut në këtë qytet është një investim i madh i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kryetari i Prizrenit vazhdon të ankohet nga Qeveria duke thënë se investimer Qeverinë kanë shkuar në komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me detajet e këtij projekti ka folur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Totaj ka thënë të enjten në KTV se ndonëse nuk dihet ende çmimi i tërësishëm i projektit, ai mund të kushtojë rreth 5 milionë euro.

“Vlerën është vështirë ta parashikojmë pasi jemi dëshmitarë të një situate ku po lëvizin shumë çmimet. Mirëpo një vlerësim i përafërt është bërë që diku rreth 5 milionë euro do të kushtojë”, ka thënë Totaj.

Ai ka shtuar se teleferiku do të ketë lartësinë rreth 170 ose 180 metra dhe do të ketë dy kabina, derisa ka shtuar se kapaciteti i tyre nuk dihet ende saktë.

Sipas tij, projekti pritet të fillojë së implementuari nga fundi i këtij viti, ndërkaq përfundimi pritet në gjysmën e dytë të vitit 2024. Totaj ka thënë se teleferiku do ta ketë bazën pas “Marashit”.

“Do të jetë një teleferik në shina, lartësia është 170 ose 180 metra, do t’i ketë dy kabina, një që lëviz lart dhe një që lëviz poshtë. Kapaciteti nuk dihet. Lart në Kala mund të ketë një restorant dhe ne presim që ky projekt të fillojë implementimin nga fundi i këtij viti, ndërkaq përfundimin detal e presim diku në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm”, është shprehur ai.

Totaj ka thënë se presin që projekti ta lehtësojë qasjen në Kala dhe kjo të ndikojë në rritjen e turizmit në qytetin e Prizrenit.

Edhe pse ndërtimi i Teleferikut në këtë qytet është një investim i madh i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kryetari i Prizrenit ka vazhduar të ankohet folur e për investimet e reja duke kritikuar Qeverinë se ato kanë shkuar në komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu, kujtojmë se kryetari Totaj, kishte injoruar investimin e Ministrisë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndërtimin e rrugës “Hyrja në Prizren”, duke mos marrë pjesë në inagurimin e saj.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 12/01/2023 12/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?