Një person ka gjetur vdekjen në Pejë pasi e ka zënë ashensori. Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.
Sot, rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ‘Ali pashë Tepelena’ në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, ka thënë Rugova.
Më tej ai ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.


