KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DW: Energjia e kushtueshme! A po gjen Gjermania një rrugëdalje?
Botë

DW: Energjia e kushtueshme! A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

Kosova News
Kosova News 11:52 -14/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fillim të marsit, një litër benzinë super kushtonte 2 euro e 50 cent në disa pika karburanti në Gjermani. Aktualisht, çmimi mesatar është 2,14 euro. Kjo sërish përbën rreth 25 për qind më shumë krahasuar me fillimin e vitit, kur karburanti tregtohej me 1,70 euro për litër.

Shkak për rritjen u bë lufta kundër Iranit, e nisur nga SHBA dhe Izraeli. Regjimi në Teheran reagoi, ndër të tjera, duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kyçe për transportin e anijeve cisternë.

Gjermani: Prej vitesh çmime të larta për energjinë

Që nga shpërthimi i luftës, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në mbarë botën. Në Gjermani, ku energjia është tashmë shumë e shtrenjtë në krahasim ndërkombëtar, pasojat ndihen gjerësisht – si nga ekonomia ashtu edhe nga popullsia. Pas hezitimeve të zgjatura dhe debateve për gjetjen e mënyrës më të mirë, qeveria federale, e përbërë nga partitë konservatore të Unionit (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD), ra dakord për masa lehtësuese.

Komisioni i koalicionit, i kryesuar nga kancelari federal Friedrich Merz (CDU), shpalli pas një takimi krizash në fundjavë (12.04.2026) në Berlin një masë me efekt të menjëhershëm: taksa mbi karburantet për naftën dhe benzinën do të ulet me 17 cent për litër për një periudhë dy mujore. Kjo korrespondon me një vëllim prej rreth 1,6 miliardë eurosh. “Me këtë masë do ta përmirësojmë shumë shpejt situatën për drejtuesit e automjeteve dhe për ndërmarrjet”, deklaroi kreu i qeverisë.

Çfarë pret kancelari federal Merz nga industria e naftës

Merz e lidhi njoftimin e tij me një mesazh të qartë: “Në këtë kontekst presim që industria e naftës ta përcjellë këtë lehtësim drejtpërdrejt dhe pa asnjë kufizim te konsumatorët.” Megjithatë, Gjermania ka shumë pak ndikim mbi çmimet e naftës së papërpunuar në tregjet botërore. Kjo është e qartë edhe për qeverinë federale.

Kancelari iu referua pasojave të gjeopolitikës, veçanërisht dështimit të negociatave për një armëpushim në luftën me Iranin. Si pasojë, çmimet e naftës u rritën sërish brenda natës në mbi 100 dollarë për fuçi. “Kjo tregon se kjo krizë, kjo luftë, është shkaku i vërtetë i problemeve me të cilat përballemi në vendin tonë”, theksoi Merz.

Shpresa për një armëpushim në luftën me Iranin

Njëkohësisht, ai i zbehu shpresat për mbështetje të mëtejshme shtetërore, duke theksuar se shteti nuk mund të kompensojë të gjitha rreziqet dhe pasiguritë e politikës botërore. “Çdo euro që marrim nga buxhetet tona mungon diku tjetër”, tha Merz. Për këtë arsye, ulja e taksës mbi karburantet është e kufizuar në dy muaj. “Kjo do të thotë, sinqerisht, se më pas çmimet do të rriten sërish”, shtoi kancelari. Shpresa e tij është që të arrihet një armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe që çmimet e naftës në tregjet botërore të bien.

Ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), njoftoi paralelisht se synon të ashpërsojë ligjin kombëtar të konkurrencës. “Ky është një mjet i fortë – ose duhet të bëhet i tillë – në mënyrë që edhe në të ardhmen të kemi në dorë instrumente të mjaftueshme për të parandaluar abuzimet me çmimet në pikat e karburantit”, deklaroi ajo. Sfondi i këtyre planeve janë çmimet e karburanteve në Gjermani, të cilat krahasuar në nivel evropian janë veçanërisht të larta.

A do të ketë një taksë mbi fitimet shtesë?

Ministri i Financave, Lars Klingbeil (SPD), ndryshe nga kancelari Merz, mirëpriti faktin që Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) dëshiron të shqyrtojë mundësinë e një takse të ashtuquajtur mbi fitimet shtesë për kompanitë e naftës. “Parimi është i qartë: fitimet e shtesë nga krizat duhet të mblidhen dhe t’u kthehen konsumatorëve”, deklaroi Klingbeil.

Kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSU‑së, Markus Söder, dëshiron gjithashtu ta bëjë Gjermaninë më pak të varur nga importet e energjisë. Sipas tij, kjo vlen njësoj si për energjitë e rinovueshme nga era dhe dielli, ashtu edhe për lëndët djegëse fosile. “Prandaj duhet të intensifikohet edhe nxjerrja e gazit nga rezervat vendase”, kërkoi Söder.

Tatimi mbi të ardhurat pritet të ulet në vitin 2027

Qeveria federale u dakordësua gjithashtu gjatë takimit dyditor të Komisionit të Koalicionit që nga janari i vitit 2027 të lehtësojë barrën tatimore për grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njëkohësisht synohet të parandalohet rritja e kostove të sigurimit shëndetësor. Se si do të realizohen konkretisht këto masa, do të jetë objekt diskutimesh intensive mes ekspertëve në komisione gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Edhe në fushën e pensioneve priten ndryshime të rëndësishme brenda këtij viti, sipas vullnetit të qeverisë. Plani parashikon forcimin e pensionit privat përmes stimujve shtetërorë dhe investimeve në tregun e aksioneve. Kancelari federal Merz shpreson që reformat e shumta të kenë edhe një efekt pozitiv psikologjik: “Në fund duhet të arrihet rikthimi dhe forcimi i besimit të njerëzve në funksionimin e vendit tonë”, tha Merz./DW/

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 14/04/2026 14/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?