Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë se një grup i qytetarëve serbë kanë dorëzuar kërkesën për inicimin e largimit të kryetarit të komunës Eden Atiq të enjten.
Ugljanin ka thënë se kërkesa është bërë sipas Udhëzimit Administrativ, pasi ishte refuzuar një kërkesë fillestare. Ugljanin thotë se nuk janë plotësuar disa kushte që është kërkuar edhe në kërkesën e re.
Ugljanin ka thënë se brenda afatit pesëditor do të kthejë përgjigje në lidhje me kërkesën për inicimin e peticionit për largimin e Atiqit, e ka shanca ta refuzojë kërkes, e ka shanca ta refuzojë kërkesën.
“Kërkesa e tyre është pranuar, pasi është bërë sipas udhëzimit administrativ. Ata janë lajmëru, e kanë shkruar kryesuesit të Kuvendit Komunal. Unë kam pesë ditë afat dhe ndoshta edhe e refuzoj këtë lloj kërkese, pasi në të shkruan se nuk janë të kënaqur me shërbimet nga ana e komunës. Nuk kanë dashur ta largojnë atë pjesë. Unë kam pesë ditë kohë, dhe ka gjasa ta refuzojë sërish, me mënyrën se si është”, ka thënë Ugljanin për KOHËN.


