Dogana e Kosovës po merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e Teknologjisë të Organizatës Botërore të Doganave (WCO), e cila po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën temën “Agilitet doganor në një botë komplekse: Sigurimi dhe lehtësimi i tregtisë përmes inovacionit”.
Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare mbledh përfaqësues të administratave doganore nga mbi 100 vende të botës dhe shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira lidhur me zgjidhjet inovative dhe teknologjitë moderne në fushën e doganave.
Fokusi i konferencës është forcimi i sigurisë kufitare dhe lehtësimi i tregtisë ndërkombëtare përmes inovacionit dhe digjitalizimit.
“Pjesëmarrja jonë në këtë konferencë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës për modernizim, inovacion dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Doganave”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.


