KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DioGuardi: Duhet të jemi të kujdesshëm për të ardhmen e Kosovës
Politikë

DioGuardi: Duhet të jemi të kujdesshëm për të ardhmen e Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:09 -24/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi, tashmë janë edhe zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës. Dekretet e shtetësisë iu dorëzuan në një ceremoni të veçantë nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Pas ceremonisë, Haxhiu tha se për të ishte një nder i veçantë t’u dorëzonte shtetësinë dy personaliteteve që për dekada kanë mbështetur çështjen e Kosovës.
“Për mua është nder i veçantë që para pak minutash, si u.d. Presidente, pata nderin që t’ju jap juve shtetësinë e Republikës së Kosovës. Prej sot ju jeni edhe qytetarë të saj. Mirë se vini në shtetin tuaj të dytë. Urime të dyve dhe ju faleminderit shumë”, tha Haxhiu.

Në fjalën e saj pas ceremonisë, Shirley Cloyes DioGuardi kujtoi angazhimin shumëvjeçar të saj dhe Joe DioGuardit për Kosovën dhe punën e Albanian American Civic League.

Ajo rikujtoi veçanërisht vizitën e Joe DioGuardit në Beograd në vitin 1989, duke theksuar se ai kishte denoncuar në Shtetet e Bashkuara shtypjen dhe represionin ndaj shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Slobodan Millosheviqit.

DioGuardi kishte paralajmëruar për rrezikun që paraqiste situata në Kosovë që në vitin 1989. Edhe dokumentet e Kongresit amerikan e konfirmojnë se ai ishte ndër zërat që paralajmëruan për Kosovën pas kufizimit të autonomisë së saj nga Millosheviqi.

Shirley Cloyes DioGuardi tha se puna e tyre vazhdoi për vite me radhë, deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Ajo foli edhe për angazhimin e tyre në Hagë, duke kujtuar përpjekjet për të mbështetur shqiptarët e Kosovës që ishin përballur me burgosje dhe ndjekje pas luftës

“Është e rëndësishme që jemi së bashku sot, për t’u kthyer në histori dhe për të kujtuar se çfarë u desh për ta rrëzuar Slobodan Millosheviqin dhe për të ardhur deri te ky moment, në vitin 2026, kur mund të marrim vendime se si të ecim përpara”, tha ajo.

Cloyes DioGuardi e cilësoi këtë moment si vazhdim të një pune të nisur dekada më parë, duke theksuar se Kosova dhe shqiptarët e saj kishin qenë në qendër të angazhimit të tyre politik dhe diplomatik.

Ndërkaq, Joe DioGuardi foli për rrugën e gjatë drejt krijimit të shtetit të Kosovës dhe për sfidat që, sipas tij, vendi përballet sot.

Ai tha se procesi i krijimit të Kosovës si shtet kishte qenë jashtëzakonisht i ndërlikuar.

“Kaq e ndërlikuar ishte të krijohej një shtet i ri i quajtur Kosovë. Tani po përpiqemi të ndërtojmë një komb të quajtur Kosovë. Nuk na duhet vetëm një shtet. Na duhet një komb”, tha DioGuardi.

Ai shprehu shqetësim për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar se vendi duhet të jetë i kujdesshëm në këtë periudhë.
“Ky komb tani po sulmohet nga armiqtë e popullit shqiptar”, deklaroi DioGuardi.

Ai iu referua edhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve, duke thënë se zhvillimet institucionale mund të krijojnë hapësirë për argumente juridike që vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit të Kosovës.

“E urrej ta them në këtë mënyrë, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai.

DioGuardi kujtoi edhe angazhimin e tij në Hagë dhe përpjekjet për lirimin e shqiptarëve të Kosovës që, sipas tij, ishin burgosur për shkak të rezistencës ndaj regjimit të Millosheviqit.

Në fjalimin e tij, ai përmendi gjithashtu një libër të botuar në vitin 1992, në kohën kur u largua nga Kongresi amerikan. Sipas DioGuardit, libri dokumenton veprimtarinë e tij dhe është përpiluar duke u mbështetur në arkivat e tij.

Joe DioGuardi shërbeu si kongresmen amerikan nga viti 1985 deri më 1989 dhe më pas u angazhua në mënyrë të drejtpërdrejtë në lobimin për çështjen shqiptare dhe veçanërisht për Kosovën. Dokumentet e Kongresit amerikan e përshkruajnë atë si themelues dhe president të Albanian American Civic League dhe dëshmojnë se ai kishte ngritur çështjen e Kosovës në Kongres që nga fundi i viteve ’80.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka dëshmuar në Kongresin amerikan për çështjen e Kosovës dhe ka qenë këshilltare për çështjet e Ballkanit në Albanian American Civic League. Në dëshmitë e saj para Kongresit ajo ka argumentuar prej vitesh për të drejtat dhe statusin e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Palatova: Duam të shohim Kosovën dhe Ukrainën duke zënë vendin e tyre në Bashkimin Evropian

Rizvanolli reagon për tenderin: Përzgjedhjen e nënkontraktorit në Serbi nuk e ka bërë Trainkosi

Mustafa kërkon bashkëqeverisje me LVV-në: Koha për të lëvizur përpara është tani

Ekskluzive: Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë

Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?