Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së enjtes është djegur bredhi festiv, i vendosur në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit.
Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe është inicuar një rast ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshem’. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, thuhet në njoftim.


