KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dialogu në Bruksel pa rezultate: Kosova ofron tri propozime, Beogradi ngul këmbë vetëm te Asociacioni
Politikë

Dialogu në Bruksel pa rezultate: Kosova ofron tri propozime, Beogradi ngul këmbë vetëm te Asociacioni

Kosova News
Kosova News 18:20 -11/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar një raund tjetër i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve. Sikur edhe herave të tjera, palët vetëm kanë akuzuar njëra-tjetrën për mungesë të gatishmërisë për të zbatuar ato pikat e marrëveshjes që i shohin të rëndësishme.

Pala serbe ka insistuar që të zbatohet së pari pjesa e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që Kosova ka insistuar që të zbatohet marrëveshja bazë në tërësi dhe që sidomos çështjet që kanë të bëjnë me komisionet për të pagjeturit, sipas kryenegociatori të Kosovës, Besnik Bislimi.

“Ideja sot ishte të kemi fillimisht progres në themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë dhe pastaj në pjesën tjetër të kemi një takim, ku palët – Kosova dhe Serbia – japin propozime konkrete, sipas të cilës pastaj, versioni i dhjetë i planit të sekuencimit do të mund të bëhej një plan i pranueshëm për palët”, ka thënë fillimisht Bislimi.

Ai ka thënë se në pikën e parë nuk është arritur qëllimi për themelimin e komisionit për persona të pagjetur.

- Reklamë -

“Për arsye se, me gjasë Serbia është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës të cilën e kemi përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se ata duan që edhe një herë të ndërhyjnë në dokument, gjë që nuk është pranuar nga Brukseli dhe as nga pala jonë. Këtu kemi parë pak a shumë një joharmoni në ekipin serb. Si duket dikush ka dashur ne sot ta themelojmë, por pjesa tjetër ka bllokuar”, ka thënë tutje ai.

Ndërkaq për pikën tjetër, Bislimi ka thënë se Kosova ka ofruar tri propozime e Serbia jo, por vetëm ka kërkuar Asociacionin si kusht të parë. Sipas tij, me këtë kushtëzim, Serbia ka treguar se është tërhequr nga marrëveshja bazë.

“Kosova dha tri propozime të veta. Ato kishin të bëjnë me sigurimin që nenet 1 deri 4 të jenë të përfshira të marrëveshjes bazike, pasi kështu garantohet plotësimi i një neni të aneksit që thotë palët dakordohen apo përkushtohen për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike. Kemi kërkuar që obligimi i Serbisë për të mos e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të zhvendoset nga fundi i planit në krye të planit. Kemi kërkuar që përmes gjuhës më precize të eliminohet çfarëdo mundësie për ambiguitet apo dykuptimësi.  Ndërkohë që Serbia ka refuzuar të japë propozime konkrete. Por, pozicioni i Serbisë mund të përkthehet si shumë thjeshtë, së pari Asociacioni parakusht e pastaj vijat e kuqe të Serbisë, që nënkupton se në fakt Serbia është tërhequr nga marrëveshja bazike ose refuzon të diskutojë marrëveshjen bazike”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se Serbia ka ndaluar diskutimin kur është shtruar kërkesa e Kosovës për bllokimin e shpërndarjes së mjeteve nga Qeveria e Kosovës për fermerët në Luginën e Preshevës. “Ata mendojnë se ne nuk duhet të kujdesemi për fermerët në Luginë”, ka thënë Bislimi.

Duke folur për çështjen e të pagjeturve dhe inspektimin për dyshime për varrezë masive në Kozhle, Bislimi ka thënë se Kosova i ka përmbushur obligimet e ndërmarra, ndërsa Serbia ka bërë zero progres.

“E i gjithë kompromisi i tyre ka qenë që lista e obligimeve të tyre për vitin 2024 të kalojë si obligime të vitit 2025…Ajo që ka ndodhur është që në korrik e gusht të këtij vitit, ka pasur zjarre të mëdha bash në territorin ku është dashur të ketë gërmime. Ne besojmë se është bërë me qëllim të zhdukjes së dëshmive. Dhe vetëm para dy-tri dite ata kanë treguar gatishmëri që t’i fillojnë gërmimet në Kozhle në regjionin e Novi Pazarit. Por, progres tjetër s’ka pasur”, ka shtuar ai.

E kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se është insistuar për Asociacionin. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 11/09/2025 11/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?