Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur në Prizren.
Ajo thuhet se të shtunën e javës së kaluar ishte raportuar e si e zhdukur nga familjarët, ndërkohë që Policia ka arritur ta gjejë të hënën e kësaj jave.
“Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person i zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor.
Për këtë rast thuhet se janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


