KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitarja ndërkombëtare: UÇK-ja kishte shtab, nuk e di a kishte gjuhë të përbashkët
Siguri

Dëshmitarja ndërkombëtare: UÇK-ja kishte shtab, nuk e di a kishte gjuhë të përbashkët

Kosova News
Kosova News 11:27 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitarja amerikane, Sandra Lyn Mitchel, në ditën e tretë të dëshmisë së saj në rastin kundër ish-eprorëve të UÇK-së ka thënë se UÇK-ja kishte shtab të përgjithshëm, mirëpo funksionaliteti i saj nuk i ngjante ushtrisë jugosllave.

Mitchel, ish-shefe e sektorit për të drejtat e njeriut në Misionin Verifikues të Kosovës në kuadër të OSBE-së, në pyetjet e avokatit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Gregory Keohoe, u përgjigj se nuk e di nëse kishte gjuhë të përbashkët mes shtabit dhe zonave operative.

“Kishin një shtab të përgjithshëm, nuk e di nëse kishin një gjuhë të përbashkët apo jo ”, tha Mitchel.

Mitchel ka dëshmuar në procesin paraprak gjyqësor në Tribunalin e Hagës në rastin kundër krerëve politikë, ushtarakë e policorë serbë Milan Milutinoviq, Nikola Shainoviq, Dragolub Ojdaniq, Nebojsha Pavkoviq, Vladimir Lazareviq, and Sreten Lukiq. Ata të gjithë, me përjashtim të Milutinoviqit, janë dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Mbi dëshminë e saj paraprake avokati Kehoe i parashtroi pyetje.

“Po ju kujtoj atë që e keni thënë në gjykimin Milutinoviq (dhe të tjerët në Tribunalin e Hagës) se nuk kishte një qendër të unifikuar e të koordinuar në krahasim me forcat serbe, porse ishin më shumë komandantë të nivelit lokalë. A është kjo e saktë”, pyeti Kehoe.

Dëshmitarja e pohoi këtë.

Kehoe citoi pjesë nga ky gjykim i Tribunalit Ndërkombëtar Penal për Jugosllavinë, përfshirë ku ajo kishte përmendur mungesë uniteti në UÇK dhe persona që vetëquheshin UÇK.

“ ‘Nëse mundem, UÇK-ja nuk ishte e unifikuar në një mënyrë të bashkërenduar me format qendror…Kishte komandantë të Zonave që në përgjithësi u dukeshin ndryshe palëve të ndryshme. Pra nuk dihej qartë se kush është palë e UÇK-së në një zonë të caktuar pasi kishte grupime personash të cilët e quanin veten UÇK. Ishte e vështirë për tu kuptuar’ – pra në bazë të përvojës tuaj ju keni dëshmuar se UÇK-ja nuk ishte e unifikuar në nivel qendror. A është e saktë”, pyeti avokati Kehoe.

“Po”, u përgjigj dëshmitarja.

Ish-zyrtarja e OSBE-së: Kemi pasur raporte që anëtarët e LDK-së ishin të shënjestruar nga UÇK-ja

Gjithashtu lexoni:

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kosova News 07/12/2023 07/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?