KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmia e Bislim Zyrapit në Hagë: S’kam qenë në dijeni për civilë serbë të rrëmbyer në rastin e Rahovecit
Siguri

Dëshmia e Bislim Zyrapit në Hagë: S’kam qenë në dijeni për civilë serbë të rrëmbyer në rastin e Rahovecit

Kosova News
Kosova News 20:02 -03/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë dëshmisë në Hagë, u bë e ditur se dëshmitari Bislim Zyrapi, kishte thënë më herët para Zyrës së Prokurorit të Specializuar se nuk kishte dijeni për pretendimet për civilë serbë që ishin rrëmbyer në kohën e operacionit në Rahovec.

Kjo u vë në pah gjatë kundërpyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, e të cilën gjë e pohoi dëshmitari.

Zyrapi shtoi se këtë gjë e kishte mësuar nga mediet në fund të gushtit të vitit 1998 përmes një komunikate që supozohej se ishte lëshuar nga UÇK-ja, veprime të cilat i mohonte kjo e fundit.

Dëshmitari u pyet se a ka pasur hetime lidhur me këtë rast, a e ka pasur vetë ai kompetencën që të arrestojë ndonjë komandant zone dhe a ka pasur njësi të policisë ushtarake në atëkohë.

Por, të gjitha përgjigjet e tij nuk u dëgjuan pasi ai fliste para se t’i hapej mikrofoni dhe të dëgjohej në publik.

Megjithatë, Zyrapi tha se në rast që mund të merrej ndonjë masë disiplinore për ndonjë komandant zone, maksimumi që mund të bëhej ishte ndërrimi nga pozicioni komandues dhe asgjë më shumë.

Përgjigjet e dëshmitarit nuk u dëgjuan as kur u pyet nëse Thaçi kishte qenë pjesë e ndonjë komande operative që ka mundur të marrë pjesë në sulmin e Rahovecit, si dhe a kishte pasur kompetenca që të ndëshkonte ndonjë nga komandantët e terrenit.

“Përgjegjësinë në zonat e veta të brigadave- njësive, e kanë pas komandantët e njësive dhe zonave dhe rikonstukturimi kur është bërë e kanë pas komandantët e zonave në shtab. E kanë pasur vetëm njësitë e Shtabit ose kur është ardhur deri tek niveli i shqyrtimit nga ana sektorit juridik”, tha tutje dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ofensivat serbe të ’98-ës, sipas Zyrapit i sollën shumë dëme funksionimit të UÇK-së, por që armëpushimi i tetorit u ka sjellë atyre mundësinë ideale për rikonstruktim.

Dëshmitari u pyet edhe për arrestimin e Cen Deskut dhe Jakup Kastratit që sipas Mishetiq, ai kishte thënë për ZPS-në se urdhri për arrestimin e tyre kishte ardhur nga komandanti ose nga zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm.

Arrestimi i tyre, sipas Zyrapit ishte bërë në fund të tetorit, periudhë kjo kur ai nuk kishte qenë në Kosovë. Tha se informatat për këtë rast i kishte marrë pasi kishte ardhur sërish në Kosovë gjatë nëntorit 1998.

Dëshmitari kishe thënë për ZPS-në se askush s’u përpoq nga anëtarët e Shtabit që të shpjegonte ose arsyetonte këtë arrestim dhe u pajtua që të thuhet se ka pasur mundësi që asnjëri prej tyre të mos jetë i përfshirë.

Ndryshe, gjatë fundit të seancës ku po diskutohej për disa rregullore, seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar. Ndërsa, dëshmia e këtij dëshmitarit pritet të vazhdojë edhe nesër.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 03/07/2024 03/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?