KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e anëtarëve të Bordit të KPM-së të cilët lejuan ritransmetimin e kanaleve “Arena” të Telekom Serbisë
Lajme

Deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e anëtarëve të Bordit të KPM-së të cilët lejuan ritransmetimin e kanaleve “Arena” të Telekom Serbisë

Kosova News
Kosova News 14:07 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Tashmë ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit Parlamentar ku po merren në pyetje anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) lidhur e vendimin e tyre që të kthehen kanalet e Serbisë “Arena” për transmetim në Kosovë.  

KPM-ja pak ditë më parë e shfuqizoi vendimin e saj  të marrë më 3 tetor të vitit 2023, përmes të cilit kishte pezulluar kanalet sportive të “Arena”, pasi në to ishin shfaqur mesazhe e thirrje mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator 2023 në Banjskë.

SKANDALOZE: “ArtMotion” transmetoi kanalet e Serbisë që në ekrane shfaqën ditën e zisë për të nderuar terroristët që vranë policin Afrim Bunjaku

Kështu këto kanale serbe tani po transmetohen në Kosovës përmes operatorit kabllor “ArtMotion”.

Me të nisur mbledhja ishte deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Nijazi Isaku, i cili ka pyetur anëtarët e KPM-së se çfarë i shtyri të marrin vendim që të kthehen për transmetim kanalet që i dolën në përkrahje Serbisë dhe terroristëve që kryen sulm në Kosovë.

Mes tjerash Isaku ka kërkuar që për këtë vendim anëtarët e Bordit të KPM-së të shkarkohen nga detyra, sepse morën vendim e kthyen kanalet ndërsa që rrethanat nga ngjarja e cila tronditi vendin nuk kanë ndryshuar dhe Serbia ka qasjen e njëjtë ndaj Kosovës.

“Ju e keni rastin e mbledhjes së KS të OKB-së që kur foli kryeministri i Kosovës e ndalën transmetimin e ju keni lejuar që të transmetohen kanalet e Serbisë që u dolën në përkrahje terroristëve serbë që sulmuan shtetin tonë. Me këtë vendim po i vazhdoni transmetimin kanaleve serbe e “Art Motion” që nuk e njeh as shtetin e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Isaku.

KPM-ja me vendimin e saj ia riktheu “Artmotion” kanalet e Serbisë “Arena”, të cilat shfaqën mesazhe mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator në Banjskë.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar po vazhdon ende dhe po flasin e shtrojnë pyetje edhe deputetët tjerë…

DETAJE në linkun më poshtë:

Komisioni Parlamentar sot në mbledhje të jashtëzakonshme pasi KPM lejoi të kthehen kanalet e Serbisë “Arena” për transmetim në Kosovë  
SKANDALOZE: Propaganda serbe futet në Kosovë përmes “Art Motion” duke i paraqitur “Heronjë” terroristët e vrarë nga policia e Kosovës (Foto)

Gjithashtu lexoni:

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri
18:03 -06/07/2025
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
17:31 -06/07/2025
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
17:28 -06/07/2025
Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?
16:33 -06/07/2025
Shahini i reagon kompanisë ‘Pastrimi’: Krejt fëlliqësirat e mbeturinave që presohen po rrjedhin në rrugët e lagjes Mati1
16:16 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?