KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Berisha xhirohet kur u shkruan kolegëve nga PDK, i fyen deputetët e VV-së: Reagoni ndaj “lakejve” kur ta merrni fjalën
Politikë

Deputeti Berisha xhirohet kur u shkruan kolegëve nga PDK, i fyen deputetët e VV-së: Reagoni ndaj “lakejve” kur ta merrni fjalën

Kosova News
Kosova News 13:17 -23/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka porositur bashkepartiakët e vet që t’u kundërpërgjigjen deputetëve të Vetëvendosjes pas akuzave që bëri gjatë fjalimit në Kuvend.

Ai madje ka përdorë edhe fjalë fyese për deputetët e Vetëvendosjes, duke i quajtur lakej, ndërsa është xhiruar duke u dhënë porosinë bashkëpartiakëve.

“Reagoni ndaj qetyre lakejve kur ta merrni fjalën. Te paktën mos mi lejoni mem fafshu (kafshu v.j.)”, shkroi ai në mesazhin telefonik për bashkëpartiakët kur pas fjalimit u ul në vendin e vet në sallën e Kuvendit.

Në fjalimin e tij, që nxiti reagime nga VV-ja, Berisha akuzoi partinë në pushtet se e ka në interes të mos e zbardhë rastin e vdekjes së Astrit Deharit, që më 2016 u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje. Ai ka thënë se janë dy “parakushte” për ta zbardhur rastin. Ka ndërlidhur këtu edhe rastin e vetëvrasjes e vëllait të Astrit Deharit, Arbënorit. Ka aluduar se “nëse zbardhet rasti i sulmit në objektet e institucioneve do të ishte tërmet për VV-në”.

Akuzat e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, për vdekjet e aktivistëve të Vetëvendosjes, vëllezërve Astrit e Arbënor Dehari, kanë nxitur reagimin e deputetëve të pushtetit që gjatë fjalimit të Berishës rrahën tavolinat në shenjë proteste. Diskutimi ka përshkallëzuar edhe verbalisht derisa Berisha po kthehen në ulëse, me ç’rast ai i është drejtuar një deputeti të VV-së duke i thënë: “nëse ke diçka personale dalim jashtë”.

E për gjithë këtë politikë me rastin e Astrit Deharit ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar qetësi në sallë duke thënë se do t’ia sqarojë rastin deputetit Berisha.

Konjufca ka thënë se nëse di diçka, le të shkojë në prokurori.

“Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja për ta lidhur LVV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapavijë politike. Zoti Berisha për këtë ka vendim gjykate që i ka liruar personat e dyshuar. Nëse dini diçka më shumë unë e kisha ftuar prokurorin të ju marrë në pyetje. A çka do që kanë ditë institucionet i kanë liruar këta persona çka na nxjerr në konstatimin që ka qenë proces i montuar”, ka thënë Konjufca.

Konjufca i reagon deputetit Berisha: Nëse di diçka, shko në prokurori- ka qenë një proces i montuar, aktivistët janë liruar  

Gjithashtu lexoni:

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Kosova News 23/02/2023 23/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
17:43 -13/05/2025
Rusia nis sulmin me dronë ndaj Ukrainës pasi Gjermania lëshoi ultimatum për armëpushim
17:37 -13/05/2025
Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim
17:11 -13/05/2025
Të zhytur në borxhe: Pse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr pjesë në Eurovision tash e nëntë vite?
16:58 -13/05/2025
Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan
16:51 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?