KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta
Ekonomi

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Kosova News
Kosova News 15:50 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bizneset, në bashkëpunim me odat përkatëse kanë kërkuar anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që parasheh liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset.

Sipas tyre, ky vendim është i papërballueshëm dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të shumë ndërmarrjeve, ndërkaq nëse kërkesa për anulim nuk merret parasysh, ata kanë propozuar si zgjidhje subvencionimin e kostos shtesë për bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke e konsideruar se bizneset nuk janë përgatitur për një treg të lirë të energjisë, paraqiti edhe kërkesat e tyre.

Advertisement

“Kërkesa e parë kishte me qenë që sa më shpejt me ZRrE-në dhe me qeverinë në detyrë… edhe ZRrE-së vetëm po i duhet një zotim, nuk është se po i duhet që sot me ia ndarë 50 milionë, por po i duhet vetëm një zotim që gjatë muajve të ardhshëm do të subvencionojë shumën prej 50 milionëve.

Ky kishte me qenë hapi i parë. Po besoj që është më transparente dhe mënyra më e mirë e mundshme që do t’i kishte shpëtuar bizneset. Pajtohem që 1 vit do të ishte pak, por ne minimumi po themi 1 vit të na shtyhet që të përgatiten edhe institucionet, edhe tregu, edhe biznesi… Nëse nuk do të ketë reagim prej Qeverisë së Kosovës në detyrë dhe nga ZRrE, atëherë do të shohim edhe hapat tjerë që po propozohen, edhe format e protestës”, deklaroi Rafuna, raporton KP.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Kosovës, Skender Krasniqi ka kërkuar që vendimi ZRrE-së për liberalizimin e tregut energjetik për biznese të anulohet.

Ai këtë vendim e quan të palogjikshëm. Krasniqi paralajmëroi protesta në rast se nuk tërhiqet ky vendim nga ZRrE.

“Dy muaj më herët me marr një vendim të tillë është aq anormale nga një institucion, ndërkohë që nuk është përgatitur terreni në treg kemi vetëm një kompani, vetëm KEDS e cila po ofron sepse të gjitha kompanitë tjerë nuk janë duke ofruar çmim, këta po vazhdojnë me të njëjtën kompani vetëm me çmime 200-300 më shumë për qind….

Mendoj që së paku për 1 vit apo 2 duhet të shtyhet që të përgatiten bizneset dhe pastaj ZRRE duhet t’i lejoj edhe bizneset me investua. Ne po e kemi problemin më të madh se ZRrE ua ka ndal bizneseve me investu në energji elektrike, duke i kufizuar edhe me sasinë të investimit në bazë të konsumit e jo në bazë të punësimit që i ka edhe duke mos ia blerë atë, por duke ia kompensua. Janë vendime të palogjikshme në dëm të bizneseve…Do të duhej të shikojmë edhe mënyra të tjera edhe një protestë për javën e ardhme si kundërshtim ndaj këtij vendimi”, tha ai.

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi thekson se bizneset nuk e kanë pas kohën e duhur për tu përgatitur që të përballen me tregun e lirë të energjisë.

Ai thotë se ky është vendim i rëndë, të cilit asnjë biznes nuk mund t’i mbijetojë.

“Padyshim është vendim i rëndë dhe e ka gjetur biznesin në një situatë të mbijetesës… Një rritje kaq e madhe e çmimit për një kohë kaq të shkurt i vendos para një sfide të cilës po thuajse asnjë biznes nuk mund ta mbijetoj… Arsyeja që kemi ardhur deri në këtë situatë është mos përgatitje për një terren të tillë se ne kemi thënë vazhdimisht se nuk jemi kundër liberalizimit të tregut, por liberalizimi i tregut duhet të bëhet me përgatitje”, theksoi ai.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Kosovarë, Kushtrim Ajvazi para përfaqësuesve të bizneseve paraqiti dy kërkesa.

Kërkesa e parë tha se është shtyrja e hyrjes në fuqi të vendimit të ZRrE-së për liberalizim të tregut energjik për bizneset për së paku një vit, derisa kërkesa e dytë është kërkesa për subvencionim të kësaj kostoje shtesë për prodhuesit.

“Deri më tani nga 19 operatorë të cilat janë të licencuar vetëm KESCO ka arritur me na dhënë ofertë dhe kjo është vetëm ofertë në lidhje me çmimin dhe një prej kushteve të kontratave që kërkon që ne duhet të depozitojmë së paku dy muaj të faturës vjetore që të nënshkruajmë kontratën…

Qëndrimi jonë që vendimi të shtyhet së paku edhe për 1 vit sepse është periudhë jashtëzakonisht e shkurtër kohore. Po flasim që jemi edhe 15 ditë kur fillon 1 qershori asnjë prej prodhuesve sa unë kam komunikim nuk kanë nënshkruar dhe as nuk i dinë kushtet e kontratës dhe as nuk i di kushtet e tregut të lirë. Kjo është e padrejtësi sepse përveç çmimit aty ka edhe kritere të tjera në kontratë që parashohin penallti për prodhuesit….Kërkesa e dytë është subvencionimi i kësaj kostoje shtesë për prodhuesit sepse prodhuesit tanë janë zemra e ekonomisë“, tha ai.

Pronari i një kompanie, Sadik Krasniqi deklaroi se përveç si informacion për kalim të bizneseve në treg të lirë energjetik nuk kanë asnjë informacion tjetër.

“Të vetëm informatë ka qenë emaili që e kemi marrë se duhet të kaloni në tregun e lirë, asnjë informatë tjetër nuk kemi, asnjë fletushkë. Nuk është dal cilat janë kompetencat, cilat janë obligimet e furnizuesit, cilat janë obligimet tona, cilat janë përparësitë tona. Nuk kemi asnjë informatë, asnjë garancion që rrjeti energjetik a e përballon tregun e lirë në rast se ne dalim në tregun e lirë dhe na ndalet rryma”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, Mergim Prishtina thekson se kompanitë prodhuese duhet të jenë kundër liberalizimit të tregut të energjisë.

“Tek pjesa e prodhimit mendoj se duhet të jemi kundër liberalizimit të tregut të energjisë tek prodhimi…Nëse KEK-u nuk është i liberalizuar si prodhues vendor pse duhet ne me qenë të liberalizuar unë mendoj se në të ardhmen ne duhet me vendos si kusht që nëse liberalizohen prodhuesit të liberalizohen të gjithë prodhuesit edhe prodhuesit e energjisë“, theksoi ai.

Krahas këtyre dy bizneseve të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të shumë bizneseve tjera që janë të atakuara dhe njëzëri kërkuan anulim të vendimit të ZRrE-së për liberalizim të tregut energjetik për 1300 biznese.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se nga 1 qershorit bizneset që kanë mbi 50 të punësuar ose qarkullim mbi 10 milionë euro do të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ky vendim ka ngjall reagime e kundërshtime nga bizneset vendore. /KP/

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?