Deputetes Albena Reshitaj i është hequr pagesa e mëditjes për seancën e së mërkurës që mbajti Kuvendi i Kosovës.
Kjo është thënë nga kryeparlamentari Glauk Kojufca, i cili në mbarim të seancës së sotme i kërkoi administratës që deputetes në fjalë t’i hiqet pagesa e mëditjes.
“Tashmë nuk kemi kuorum sepse një deputet lëshoi seancën dhe po ashtu i propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj për sot asnjë mëditje, sepse hyri në seancë qëndroi vetëm 10 sekonda dhe doli pasi vendosi nënshkrimin. Nuk ka më kështu”, ka thënë Konjufca.


