KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 10 vjet burgim burri që tentoi ta vriste dhëndrin në Pejë, ia kishte hapur edhe varrin
Siguri

Dënohet me 10 vjet burgim burri që tentoi ta vriste dhëndrin në Pejë, ia kishte hapur edhe varrin

Kosova News
Kosova News 09:46 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje


Dhjetë vjet burgim i janë dhënë Xh.B., për tentim vrasje të dhëndrit të tij në shtator të vitit të kaluar në një fshat të Pejës.

Gjykata Themelore në Pejë ka dhënë detajet se si kishte ndodhur rasti.

Siç ka informuar gjykata, i dënuari e kishte planifikuar vrasjen e burrit të motrës së tij, duke bërë plane që edhe trupin e tij më pas ta varroste në oborrin e shtëpisë.

“Me datë 10.09.2022, rreth orës 20:15, në fshatin L., Komuna P., me armë në mënyrë dinake ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. G. në atë mënyrë që fillimisht dy ditë para ditës kritike i pandehuri në një shtëpi të pabanuar prapa shtëpisë së tij e cila ishte pronë e vëllait të tij (i cili jeton jashtë), e kishte hapur një kanal (varr) për t’i fshehur gjurmët e krimit pikërisht për ta varrosur të dëmtuarin”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

I dënuari fillimisht e kishte telefonuar djalin e viktimës duke ia kërkuar babanë, kinse donte të shkonte ta merrte për kafe. Minuta më pas, ai paraqitet te shtëpia e viktimës, e mori me veturë dhe nisen drejt fshatit kinse për ta shikuar një armë. Me të arritur në destinacionin e dëshiruar, i dënuari e qëlloi me armë dhëndrin e tij.

“…dhe me të hyrë në veturë i pandehuri i thotë të dëmtuarit t’i ndalim telefonat se mundet dikush me na përgju, dhe nga aty shkojnë në fshatin L. duke iu shmangur rrugës kryesore, hyjnë në oborrin e të pandehurit, në atë moment i pandehuri i thotë viktimës të ulët në një cung në një hapësirë në mes të shtëpisë dhe një murit rrethues, kinse për mos t’u parë nga rruga dhe ia dërgon një armë për ta shikuar, me ç’rast derisa i dëmtuari ka qenë duke e shikuar armën, i pandehuri në mënyrë dinake dhe nga pas shtënë një herë me armë në drejtim të dëmtuarit, duke e goditur në anën e pasme të kokës mbi qafë, ku viktima si pasojë rrëzohet dhe paraqitet kinse si i vdekur”, thuhet më tej.

Pasi i dënuari e qëlloi viktimën, ai largohet për ta fshehur armën dhe këtë moment e kishte shfrytëzuar për ta shpëtuar veten A.G.

“…i dëmtuari ashtu i plagosur pasi që vëren se i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes, ngritët në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar rrugën pas shtëpisë nëpër livadhe, përrocka dhe arrin në një shtëpi në fshat ku kërkon ndihmë për të dërguar në spital, dhe nga Spitali Rajonal në Pejës të dëmtuarin e dërgojnë në QKUK në Prishtinë, si pasojë i dëmtuari pëson lëndime të konstatuara si në raportin mjekoligjor”.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Bien lehtë çmimet e derivateve

Vërmicë: Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?