KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënim me gjobë prej 200 eurosh ndaj ministres Rozeta Hajdari për aksidentin me fëmijën
Lajme

Dënim me gjobë prej 200 eurosh ndaj ministres Rozeta Hajdari për aksidentin me fëmijën

Kosova News
Kosova News 14:14 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 200 euro gjobë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit për akuzën lidhur me një aksident trafiku, ku ishte goditur një fëmijë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Gjykata përmes një komunikatë për media.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni i Kundërvajtjes në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion  të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi  1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata duke vendosur  në bazë të neneve 3, 7, 8, 9, 17, paragrafi 1, pika 1.2,1.5.31 dhe të nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, ministres Hajdari i ka shqiptuar dënim me gjobë  në shumën prej 200 euro.

E njëjta obligohet që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Po ashtu, ministrja Hajdari obligohet që të paguajë shumën prej 100 euro për mendimin e ekspertit të komunikacionit dhe shumën prej 900 euro për super-ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko -ligjore të paguajë shumën prej 50 euro.

“Nëse e pandehura  nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e  procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi  do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndërkaq, pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pronësore – juridike është udhëzuar në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i Kundërvajtjes,  përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

VIDEO EKSKLUZIVE: Momenti i aksidentit të shumëpërfolur të ministres Rozeta Hajdari. A ishte përplasur fëmija në veturë apo vetura e kishte shkelur fëmijën?!

Gjithashtu lexoni:

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Kosova News 24/10/2023 24/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime
19:14 -19/06/2026
BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve
19:10 -19/06/2026
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
19:07 -19/06/2026
Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?