Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, njoftoi se sot u hap Tregu i Festave të Fundvitit, ai ka publikuar pamje nga dekorimet që janë bërë në Parkun e Madh të Qytetit.
Gjini shkroi se në këtë sezon festiv do të përjetohen mbrëmje të paharruara me shoqëri e familje.
“Gjatë këtij sezoni festiv, le të tregohemi solidarë me njëri tjetrin, por edhe le të gëzohemi së bashku!”, përfundoi ai.


