KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DASH: Tensionet me Serbinë, pengesë për tërheqjen e investimeve të huaja
Lajme

DASH: Tensionet me Serbinë, pengesë për tërheqjen e investimeve të huaja

Kosova News
Kosova News 17:58 -18/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një raport i përvitshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës. Në raport DASH-i përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në pjesën për Kosovën, raporti i DASH-it vë në dukje se tensionet e vazhdueshme me Serbinë vazhdojnë të jenë pengesë për tërheqjen e Investimeve të huaja.

Ekonomia e Kosovës, thuhet në raport, ka dëshmuar qëndrueshmëri të konsiderueshme në vazhdën e goditjeve globale dhe rajonale, duke përfshirë pandeminë COVID 19, agresionin rus në Ukrainë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të mallrave.

Sipas raportit Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore parashikuan rritjen ekonomike prej afërsisht 4.0 për qind në vitin 2024. Investimet e Huaja mbeten të kufizuara, ndërsa dërgesat nga diaspora vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm të Kosovës.

Raporti vë re se Kosova ka marrë masa për të përmirësuar klimën e investimeve me veprimet e qeverisë për të thjeshtuar regjistrimin e bizneseve dhe për të zvogëluar pengesat burokratike. Megjithatë, rritja ekonomike dhe produktiviteti vazhdojnë të kufizohen nga çështje strukturore, duke përfshirë një ekonomi të madhe joformale, varësinë nga dërgesat e diasporës për konsum dhe shkallën e lartë të papunësisë mes grave dhe të rinjve.

“Një treg i brendshëm i vogël, ndonëse në rritje, integrimi i kufizuar rajonal dhe tensionet e vazhdueshme me Serbinë, vazhdojnë të jenë pengesat më të rëndësishme për tërheqjen e Investimeve të Huaja të Drejtpërdrejta”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se politikat ndonjëherë ‘tekanjoze” ekonomike të qeverisë së Kosovës, ndërhyrja politike në ekonomi dhe dialogu i kufizuar publiko-privat, paraqesin gjithashtu sfida për investitorët.

Raporti thekson se në qershor të vitit 2023, qeveria e Kosovës, duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë, ndaloi hyrjen e mallrave të gatshme me origjinë serbe në Kosovë.

“Ndalimi shkaktoi paqartësi të madhe tek importuesit dhe ndikoi negativisht në kompanitë në pronësi të subjekteve të huaja në Kosovë për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Përkundër kërkesave të përsëritura, qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si ky ndalim ka zbutur kërcënimet e sigurisë”, thuhet në raport.

DASH-i thekson edhe çështjen e rregullim administrativ të regjistrimit të bizneseve që kërcënoi mbylljen e disa bizneseve dhe me mediumi gjatë vitit 2023 si dhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros si monedhe të vetme pët pagesa me para në dorë “vetëm me një muaj paralajmërim, duke kufizuar ashpër qasjen në mbështetjen financiare nga Serbia të të komunitetit serb”.

Në raport thuhet se ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, por zbatimi mbetet i dobët. Aty përmendet se më ndihmën e qeverisë amerikane Kosova themeloi një Gjykatë Komerciale në gusht të vitit 2022, e cila synon të trajtojë kontestet e biznesit në mënyrë të drejtë, efikase dhe të parashikueshme. Gjykata pritet të përmirësojë mjedisin e të bërit biznes duke ulur mundësitë për korrupsion dhe duke ndërtuar besimin e investitorëve dhe sektorit privat në sistemin gjyqësor.

“Investitorët i tërheq popullsia e re e Kosovës, kostoja e ulët e punës, afërsia me tregun e BE-së dhe burimet natyrore. Ndërprerjet globale të furnizimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19 kanë ngjallur një interes më të madh nga disa biznese për ta përdorur Kosovën si bazë për prodhim që synon tregun e BE-së”, thuhet në raportin e DASH-it.

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Kosova News 18/07/2024 18/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?