KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DASH ofron mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta
Lajme

DASH ofron mbështetje për Kosovën në fushat e trajtimit të të burgosurve me nevoja të veçanta

Kosova News
Kosova News 19:50 -13/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, delegacioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës i udhëhequr nga zëvendësdrejtori i SHKK-së, Ismail Dibrani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj, të shoqëruar nga stafi korrektues dhe shëndetësor i Institucionit të Kujdesit Shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, nga data shtatë janar po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Departamentin e Shtetit, si dhe institucionet e ngjashme të kësaj natyre në Shtetin e Pennsylvania.

Në vazhdën e takimeve, sot në Departamentin e Shtetit në Washington DC, delegacioni ka zhvilluar dy takime të ndara me Drejtorin e Zyrës së Antiterrorizmit, per Evropë dhe Azi dhe udhëheqësit e INL (The International Narcotics and Law Enforcement Affairs Office), James Applegate, INL, Drejtor Regjional për Evropë dhe Azi, dhe z. Andrew Horm, INL Kosovë. Në këto takime, Dibrani shprehu falënderime në emër të delegacionit, për mbështetjen që ka dhënë SHBA në ngritjen e kapaciteteve të vendit tonë në fushën për antiterrorizëm, si dhe ne të gjitha fushat tjera.

Ai u zotua për vazhdim të bashkëpunimit dhe zbatim të plotë të këtyre projekteve edhe më tutje, duke përfshirë edhe aplikimin e të gjitha të arriturave që kanë bërë burgjet e Shtetit të Pennsylvania. Këto të arritura delegacioni pati mundësinë që t’i shoh në zbatim së bashku me kolegët amerikan.

Ndërsa, Gjocaj falënderoi Departamentin e Shtetit për mbështetjen e dhënë në funksionalizimin e institucionit për kujdesin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta dhe gatishmërinë e shërbimit për zbatim sa më profesional të këtij projekti. Gjocaj tha se ky projekt po fuqizohet edhe më shumë me këtë mbështetje.

Në këto takime u ofrua mbështetje e parezervë e këtyre Agjensioneve të Departamentit të Shtetit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe shërbimet specifike shëndetësore në fushat e trajtimit sa më profesional të të burgosurve me nevoja të veçanta.

Delegacioni u prit edhe nga Sekretari i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Shtetit të Pennsylvania, George Little, i cili ofroi gatishmëri të madhe për mbështetje ndaj Kosovës në këtë drejtim.

Në vazhdën e kësaj vizite, delegacioni ka vizituar tri institucione të shtetit Pennsylvania në tri qytetet të ndryshme, ku kanë parë nga afër praktikat më të mira të këtyre institucioneve, të cilat lidhen me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, përdoruesve të drogave dhe rasteve me çrregullime mendore.

Në këto takimi, Kosova u vlerësua si partneri më serioz i ShBA-së! Delegacioni ishte i shoqëruar tërë kohën nga Richard Cherwinski, Këshilltar i Lartë i Shërbimit Korrektues në INL dhe Dea Bektashi Zhubi, asistente e Programit në INL, Kosovë pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

Numërohen 40% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar

Pula: Për shqyerje të fletëvotimit parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burg

Kosova News 13/01/2023 13/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?