Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e sotëm 24 orësh se një femër dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë në Malishevë, raporton KosovaNews
E tashmë bëhet e ditur se është arrestuar punëtori teknik i shkollës “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të mitur.
Lajmin e ka konfirmuar, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, i cili tha se rasti ka ndodhur të enjten.
“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari”, tha Elezaj.
Ai shtoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”.